Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLD i dërgon Presidentit kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Majlinda Andrea

Postuar: 17/07/2017 - 21:13

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Majlinda Andrea.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë u dënua me 4 vite burg për korrupsion, por dënimi u konvertua në në 3 vjet shërbim prove.

Majlinda Andreas ndërkaq i është hequr edhe e drejta e ushtrimit të detyrës për 5 vite.

 

NJOFTIMI I PLOTE I MBLEDHJES SE KLD

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 17.07.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për fillimin e procedurave për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë zj. M.A. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje, Presidentit të Republikës.

Në vijim Këshilli mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34 datë 10.04.2017, lidhur me mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, nuk miratoi kërkesën për deklarimin e mbarimit të statusit për shkak të mbushjes së pensionit për disa gjyqtarë.

 

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e komandimit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë z. Durim Kadiu pranë Gjykatës së Lartë.

 

Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje zj. Esmeralda Çeka, lidhur me nevojën e komandimit të një kryetari pranë kësaj gjykate, për shkak të përfitimit nga ana e saj të lejes së barrëlindjes, në muajin korrik 2017. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli vendosi emërimin e përkohshëm të gjyqtares Saemira Hila për të ushtruar detyrën e Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, deri në përfundimin e lejes së barrëlindjes së kryetares aktuale.

 

Më tej mbledhja vijoi me miratimin e kërkesës së pesë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me objekt “Futja në rend të ditës të shqyrtimit të çështjes në lidhje me dhënien e lejeve të papaguar sipas nenit 24 të ligjit nr.96/2016”, kërkesë e cila u miratua nga Këshilli.

 

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/07/2017 - 16:50

Presidenti Ilir Meta mori sot një mesazh urimi të përbashkët nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Postuar: 28/07/2017 - 16:07

Deputeti socialist Xhemal Qefalia paditi sot këshilltaren e LSI Elona Guri për shpifje, pasi kjo e fundit së bashku me këshilltarët e tjerë të LSI-së e kanë akuzuar pak dite me

Postuar: 28/07/2017 - 15:51

 Që prej marrjes së detyrës së re, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë mesazhe urimi nga figura të njohura të politikës ndërkombëtare.

Postuar: 28/07/2017 - 14:42

Këshilltarja e LSI-së, Genta Mezini e cila votoi rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u përjashtua nga kjo forcë politike.

Postuar: 28/07/2017 - 14:35

Presidenti Ilir Meta ka marrë ditën e sotme një mesazh urimi nga kryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis.

Postuar: 28/07/2017 - 14:20

Deputeti socialist Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI-së Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje.

Postuar: 28/07/2017 - 14:07

 

Këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës kanë akuzuar Partinë Demokratike se po bëjnë pazar me Partinë Socialiste për kreditë e buta.