Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLD, Kuçi: Mungesa e Naços e qëllimtë, për të përbaltur institucionin

KLD, Kuçi: Mungesa e Naços e qëllimtë, për të përbaltur institucionin

Postuar: 11/07/2014 - 18:35

Zëdhënësi i KLD-së Elis Kuçi gjatë një konference për mediat e ka cilësuar si joserioze dhe të qëllimtë mungesën e ministrit Nasip Naço në mbledhjen e KLD-së, ku pritej të shqyrtoheshin procedimet disiplinore për gjyqtarët. Sipas KLD-së, nëse Ministri do kishte shqetësim mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor, ekzkluziviteti që ai ka në fillimin procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve nuk duhet ta shfrytëzonte me standarte të dyfishta dhe për të goditur vetë KLD. 
 
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se sot, për shkak të mungesës së përsëritur të Ministrit të Drejtësisë në mbledhjen plenare të tij, dështoi shqyrtimi i procedimeve disiplinorë për tre gjyqtarë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron të qëllimtë mungesën e Ministrit të Drejtësisë dhe joserioze arsyet e kësaj mungese. Paradoksalisht me qëndrimet e tij publike për të zhvilluar në një kohë sa më të shkurtër procedimet disiplinore, Ministri i Drejtësisë, me mungesën e tij në seancën plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pamundësoi zhvillimin e procedurës disiplinore për gjyqtarët, pasi referuar neni 34 të ligjit "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" e drejta për nisjen e procedimit disiplinor i takon ekskluzivisht Ministrit të Drejtësisë.
 
Me mungesën e sotme, Ministri i Drejtësisë tregoi edhe një herë se deklaratat e tij të papërgjegjshme të datës 27 maj 2014, në Komisionin e Ligjeve, se: "KLD nuk shqyrton procedimet disiplinore, prej 700 ditësh" apo se: "KLD nuk po emëron kryetarët e Gjykatave", në fakt qëllim kryesor kishin përbaltjen e këtij institucioni.  Përkundrazi kjo kompetencë duhet ushtruar nga Ministri me transparencë, objektivitet dhe larg çdo lloj dyshimi të arsyeshëm për afera të çdo natyre”, u shpreh Kuçi.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr