Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLD rrëzon kërkesat për procedimin ndaj Dhimës dhe Çelës

KLD rrëzon kërkesat për procedimin ndaj Dhimës dhe Çelës

Postuar: 07/07/2014 - 17:30

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjonit, por edhe për tre gjyqatrë të tjerë, Markelin Kuqja, Klorinda Çela dhe Ken Dhima. 
 
KLD ishte mbledhur prej mëngjesit të sotëm për të shqyrtuar tetë propozime të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për procedim ndaj gjyqtarëve, mes të cilëve është edhe Gjoni, i akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. 
 
 
KLD rrëzon kërkesën e Naços për shkarkimin e Gjonit
 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjonit. KLD ishte mbledhur prej mëngjesit të sotëm për të shqyrtuar tetë propozime të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për procedim ndaj gjyqtarëve, mes të cilëve është edhe Gjoni, i akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.
 
Kërkesa për procedimin e Gjonit, gjyqtar i Apelit Tiranë, i cili njëherazi është dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është depozituar nga Naço, rreth 2 muaj më parë. 
 
Gjin Gjoni: Po sulmohem  politikisht
 
Kërkesa për procedimin e Gjin  Gjonit, gjyqtar i Apelit Tiranë, i cili njëherazi është dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është depozituar nga Nasip Naço, rreth 2 muaj më parë.
 
Vetë anëtari i KLD, Gjin Gjoni e cilëson një sulm politik kërkesën e Nasip Naços për procedim ndaj tij. Sipas Gjonit,  asnjë prej akuzave nuk qendron pasi nuk është zhvilluar asnjë procedurë qoftë nga ILDKP apo nga MD.
 
"Po sulmohem politikisht në mënyrë të koordinuar për shkak të gjykimeve të mia ndaj ministrave aktualë. Po sulmohem për të më bërë presion për procese gjyqësore që ende kam në proces ndaj eksponentëve të lartë politik. Asnjë procedurë nuk është zhvilluar, qoftë nga ILDKP apo nga MD, asnjë akuzë nuk qëndron"- është shprehur Gjoni në mbledhjen e KLD që po zhvillohet me dyer të mbyllura. 
 
Kontrolli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar propozimet e ministrit Nasip Naço ndaj 8 gjyqtarëve. Kështu, KLD ka rrëzuar procedimin e Ministrisë së Drejtësisë për gjyqtarin Markelin Kuqja, të Gjykatës Korçë. Për gjyqtarët Shtjefën Lleshi të Gjykatës Pukë, Ilir Pashai i Gjykatës Elbasan, dhe Bujar Musta i Gjykatës Elbasan, është shtyrë shqyrtimi i procedimit disiplinor për në një seancë tjetër. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr