Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLD të hapet ndaj publikut, vendimmarrja hermetike përkeqëson pozitat e gjyqësorit

KLD të hapet ndaj publikut, vendimmarrja hermetike përkeqëson pozitat e gjyqësorit

Postuar: 08/07/2014 - 19:35

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, po ndjek me shqetësim  dinamikën konfliktuale në rritje mes KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë.  Shqetësim në këtë rast nuk është konflikti institucional apo debati mes  KLD dhe MD (përkundrazi, debati është veçse i shëndetshëm), por mbajtja e tij e mbyllur dhe larg vëmendjes së publikut.  Korrupsioni në drejtësi dhe masat për ta çmontuar atë nuk mund të trajtohet si një çështje e brendshme e KLD. Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve.
 
"Çështjet e diskutuar në mbledhjen e djeshme ishin me interes të jashtëzakonshme publik, e megjithatë shqiptarët u lanë në terr  informativ nga KLD. Edhe vetë trupa gjyqësore e RSH nuk di më shume se sa shqiptarët e thjeshte sot lidhur me vendimet që KLD merri dje në emër të tyre. Interesi i trupës gjyqësore dhe i gjithë qytetarëve shqiptarë nuk mund “të kënaqet” me deklarata për shtyp, por duke i lejuar ata të jenë vetë dëshmitarë okularë të diskutimeve në KLD.  Hapja e mbledhjeve ndaj medias dhe publikut është në interesin më të mirë edhe të vetë KLD. Nëse debatet zhvillohen në sytë e publikut ato nuk lënë shteg për teori konspiracioni, si ajo që serviri sot para opinion publik KLD përmes zëdhënësit.
 
Transparenca është aleati më i  mirë i çdo vendimmarrësi publik. Hapja e vendimmarrjes, sidomos kur ajo është kritike ndaj vetvetetes, dhe jo mbyllja e saj, është kusht që publiku të prodhojë besim ndaj KLD, kurse vetë kjo e fundit të vuajë më  pak paranojën për komplote, fusha denigrimi, agjitacion dhe propagandë që “inskenohen” kundër saj. Paranoja ndaj “rrezikut të jashtëm” është tipar i strukturave të mbyllura. KLD duhet të zgjedhë njëherë e mirë të jetë një strukture e hapur, pasi vetëm kështu ajo mund të kërkojë dhe të pretendojë mbështetjen e publikut në realizimin e misionit të saj ligjor. Hermetizmi e dëmton KLD-në edhe në raportet e saj me faktorin  ndërkombëtar, i cili, ndoshta për këtë arsye, në vlerësimet që harton  manifeston paqartësi serioze si në kuptimin e rolit ligjor të KLD ashtu edhe të përgjegjësisë së kësaj të fundit lidhur me korrupsionin shumë të  shprehur në radhët e gjyqësorit.
 
INFOCIP konstaton se ligji nuk detyron në asnjë rrethanë KLD të zhvillojë mbledhje të mbyllura. Edhe praktika e derisotme (Rasti Rusmali  vs. Gjermeni, apo të tjera) ofron modele të suksesshme të hapjes së vendimmarrjes nga KLD.  INFOCIP fton KLD ta zhvillojë të hapur për median dhe për publikun mbledhjen e saj të radhës. Prania e vëzhguesve të akredituar në çdo mbledhje të KLD nga aktorë të shoqërisë civile të konsiderohet si një opsion alternative. Në të kundërt, pozitat e saj në sytë e publikut do të rëndoheshin edhe më shumë. Shqiptarët e kanë mësuar në këto vjet se aty ku nuk futen rrezet e transparencës, mbin myku i korrupsionit".
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushtetuta nuk i vë limit 30 ditor për të zgjedhur mes kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në listën e KED-së, dhe

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekues

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.