BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Klodiana Lala merr çmimin e lartë nga BE, reagon Basha

Klodiana Lala merr çmimin e lartë nga BE, reagon Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi gazetarja Klodiana Lala është vlerësuar më çmimin e parë për shkrimin më të mirë investigativ nga Bashkimi Europian “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.

Basha shkruan së të gjithë e kanë të qartë se krimi elektoral ka ndodhur dhe atë e ka parë dhe e ka pranuar gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron.

Basha shkruan:

“Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i djeshëm i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron.

Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të cojë përpara drejtësisë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë”.