BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Klotilda Bushka: Ligjet që rrëzoi Kushtetuesja të bllokuara nga PD-LSI, ja çfarë do sjellin në sistemin e drejtësisë

Klotilda Bushka: Ligjet që rrëzoi Kushtetuesja të bllokuara nga

Mazhoranca qeverisëse ka bërë dje fajtore opozitën për zvarritjen e ligjeve që ndryshoi Kushtetuesja. Edhe pse që në vitin 2017 u kërkua ndryshimi i disa neneve në ligjin për organet e drejtësisë dhe në atë për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjithçka mbeti e bllokuar.

Në cilësinë e relatores, deputetja Klotilda Bushka tha se në vitin 2017 me tre vendime, Gjykata Kushtetuese preku disa nene të dy ligjeve të rëndësishme të reformës në drejtësi, pikërisht ligjin që rregullonte statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, apo të magjistratëve dhe ligjin për organet e sistemit të drejtësisë. “Gjykata Kushtetuese arsyetoi se është e nevojshme të qartësohen disa dispozita në këto dy ligje në mënyrë që të bëhet më i qartë zbatimi i tyre. Sot në korrik të viti 2019 ne jemi gati për ato ndryshime që i kërkoi Gjykata Kushtetuese. Opozita jashtëparlamentare bëri që miratimi i këtyre ligjeve të bllokohej për një periudhë 1 vit e gjysmë, që në total bëjnë 35 nene. Prandaj sot është ti japim vlerë bashkëpunimit mazhorancë dhe opozitë për drejtësinë e re, sepse atë e pret publiku është ajo që jemi zotuar dhe na çon më pranë BE”, tha ajo. Po ashtu Bushka argumentoi se të dy projektligjet adresojnë çështje të rëndësishme të cilat me dispozita ligjore, katalogun e rasteve që konsiderohen si shkelje disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dispozita të cilat me miratimin e tyre do të lehtësojnë punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Latë Gjyqësor, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që pritet të ngrihet së shpejti. Më tej, Bushka tha se këto parashikime në ligjet aktuale ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese në tërësi dhe ishte e nevojshme të adresoheshin me plotësime ligjore nëpërmjet nismave që kemi paraqitur sot. “E tashmë keni një katalog të plotë të këtyre rasteve në të dy ligjet. Sepse në njërin ligj bëhet fjalë për shkeljet që parashikojnë vendime të dënueshme për gjyqtarët dhe prokuroret, në ligjin për statusin e magjistratëve dhe për anëtarët e KLP dhe KLGJ të cilët gjithashtu janë parashikuar në ligj se cilat raste konsiderohen shkelje e detyrës apo jashtë saj, apo si do të trajtohen”, tha ajo. Po ashtu, Bushka tha se gjithashtu kemi saktësuar një sërë qartësimesh si detyrë e lënë nga Gjykata Kushtetuese.

Më të lexuarat