BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

KLP i jep mandat drejtuesi 3-vjeçar Kledian Llahos në Sarandë, emërohen në Tiranë 13 prokurorë për Apelin

KLP i jep mandat drejtuesi 3-vjeçar Kledian Llahos në Sarandë,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka miratuar ditën e djeshme kandidaturën e prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, si drejtues të kësaj prokurorie me mandat, 3 vjeçar. Vendimi për emërimin e Llahos, është marrë me unanimitet të plotë nga anëtarët e KLP-së, duke i dhënë mundësinë prokurorit Llaho, të drejtojë akuzën e qytetit bregdetar. Llaho, ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij, e ka pasur në prokurorinë e Vlorës. Karriera e tij, ka nisur si oficer në Durrës dhe më pas tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duke çuar më tej në vendimmarrjen e ish-presidentit Bamir Topi, që vendosi ta dekretonte prokuror në Vlorë. Gjatë punës në Vlorë, Llaho ka drejtuar një sërë dosjesh penale që lidhen me vrasjet në këtë qytet dhe abuzimet me pronat në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit. Në 27 janar 2022, Llaho u komandua nga KLP si drejtues në prokurorinë e Sarandës. Komandimi i tij erdhi sapo ish-drejtuesi Alfred Shehu, u emërua nga KLP si prokuror pranë prokurorisë së Posaçme SPAK. Sot, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosën të emërojnë në Prokurorinë e Apelit Tiranë 10 prokurorë që shërbenin në 4 prokuroritë e Apeleve në rrethe. Mes 10 emërimeve, janë komanduar dhe tre prokurorë të tjerë që duhet të transferohen në Tiranë, me qëllim përballimin e volumit të madh të dosjes që prej 1 shkurtit do gjykohen në një Apel të vetëm kombëtar.

 

Më të lexuarat