Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"KM" i Ben Blushit lë pas gjithë librat e tjerë të panairit, deputeti: Lexuesit presin më mirë kryeministrin tim, sesa kryeministrin tuaj

Video: 
"KM" i Ben Blushit lë pas gjithë librat e tjerë të panairit, deputeti: Lexuesit presin më mirë kryeministrin tim, sesa kryeministrin tuaj

Postuar: 13/11/2016 - 16:49

Ben Blushi zgjodhi kulmin e debatit me kreun e qeverisë, Edi Rama, për të lajmëruar botimin e librit “Kryeministri”, romanit që ka shkaktuar polemika për subjektin dhe personazhin kryesor. Por shkrimtari politikan, në një prononcim për Ora News, synon t'u japë fund të gjitha aludimeve, duke deklaruar se kryeministri i tij është fryt i fantazisë së tij.
 
Në radhë për “Kryeministrin” e Ben Blushit, që për momentin është një gjetje artistike e politikanit që sapo ka shpallur partinë e tij të re, ndërsa dëshirën për të qenë vetë një ditë kryeministër e ka më të vjetër. Publiku i panairit të librit është shfaqur i interesuar për “Kryeministrin” fantazi.
 
Një kryeministër që vritet ndërsa kishte inskenuar plagosjen e tij si aktin e fundit ekstrem për të mbajtur pushtetin në një vend ku lulëzon droga. Romani hapi polemika dhe tërhoqi vëmendjen mbi të gjitha për subjektin.
 
Blushi e zbuloi librin në kulmin e përplasjeve politike me kreun e qeverisë Edi Rama, por politikani shkrimtar thekson se “Kryeministri” i tij është vetëm fryt i fantazisë dhe mohon cdo përpjekje për të krijuar lidhje me persona apo situata reale.
Blushi: Nuk ka asnjë lidhje me njerez reale, është produkt i fantazisë time si çdo libër. Ky nuk është një biografi është një roman.
 
Romani është një prej më të kërkuarve në Panairin e Librit, ndaj edhe Blushi nuk kursehet në përgjigjen si e kanë pritur lexuesit “Kryeministrin e tij”.
 
Blushi: Është e sigurt që lexuesit presin më mirë kryeministrin time, sesa kryeministrin tuaj. Kjo është e sgurtë. Gjate diteve te panairit Ben Blushi u shfaq entuziast teksa firmoste KM e tij artistik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e hënë të mbledhë në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve.

Postuar: 21/04/2019 - 20:41

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka ironizuar në një postim në rrjet atë që konsiderohet

Postuar: 21/04/2019 - 20:10

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan se Edi Rama ka marrë nga

Postuar: 21/04/2019 - 19:35

Të ndodhur në një kohë kur ngërçi politik vijon duke mos pasur një marrëveshje mes palëve pozitë-

Postuar: 21/04/2019 - 19:26

Avokat Spartak Ngjela jep alarmin se Shqipëria është e rrezikuar nga ndikimi rus.

Postuar: 21/04/2019 - 19:12

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Pash

Postuar: 21/04/2019 - 18:42

Mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, karakterizuar nga një përqindje e ulët