Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KM, miraton rikonstruktimin e Pallatit te Brigadave dhe te disa godinave me rëndësi të veçantë

KM, miraton rikonstruktimin e Pallatit te Brigadave dhe te disa godinave me rëndësi të veçantë

Postuar: 20/05/2015 - 21:36

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ngarkojë AKPT për të kryer procedurat për nisjen e konkursit për rikonstruktimin e disa Godinave me rëndi ët veçantë në kryeqytet si Pallati i Brigadave, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Muzeu Historik Kombëtar, Vila nr.31, Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor dhe Gjykata e Lartë.
 
Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, do t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
 
Vendimi i plotë të Këshillit të Ministrave
 
                                                                                                                    V E N D I M
 
                                                                                                                           PËR
 
NGARKIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR REALIZIMIN E KONKURSIT TË PROJEKTIMIT PËR RIKONSTRUKSIONIN E DISA GODINAVE TË NJË RËNDËSIE TË VEÇANTË NË QYTETIN E TIRANËS DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2015, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ZHVILLIMIT URBAN, PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Zhvillimit Urban dhe ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, përkatësisht:
 
a) Vila nr.31, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; 
b) Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
c) Muzeu Historik Kombëtar, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
ç) Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
d) Pallati i Brigadave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve  Qeveritare;
dh) Gjykata e Lartë, në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.
 
2. Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
 
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.
 
4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
                                                                                                          K R Y E M I N I S T R I
                                                                                                                         EDI RAMA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 10:20

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se vala e arrestimeve maqedonase do të mbërrijë së shpejti edhe në Shqipëri.

Postuar: 15/11/2018 - 10:10

Vendet partnere kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dënoi bandën e

Postuar: 15/11/2018 - 10:00

Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj presidentit Ilir Meta sa i takon debatit për emërimin e

Postuar: 15/11/2018 - 09:49

Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas

Postuar: 15/11/2018 - 09:37

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro arriti të bënte shumë zhurmë me postimin e saj në Twitter pa

Postuar: 15/11/2018 - 09:22

 Ish-deputeti demokrat i ftuar tek “Rudina” foli për karrierën e tij politike, p

Postuar: 15/11/2018 - 09:09

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar sërish pas protestës mbrëmjen