BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

‘Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend evropian s’i ka’, Gjiknuri i shuan ‘shpresat’ opozitës

‘Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili e përfaqëson në diskutimet për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, sqaroi se propozimi i socialistëve për listat e hapura “nuk është i pjesshëm” pasi “u jep qytetarëve të drejtën për të votuar këdo kandidat në listë” ndërkohë që këmbënguli se koalicionet parazgjedhore janë “taktikë zgjedhore” dhe formulë atipike e kandidimit, e cila nuk përdoret në asnjë vend të Evropës.

“Ligji e ka përcaktuar se partitë mund të grupohen në koalicione, përcaktojnë një parti lider, koalicioni parazgjedhor nuk ekziston, nuk është ndonjë formulim i konsoliduar juridik që njihet, por një taktikë elektorale, pra tre nivele ndarjesh mandati, pse duhet ta lejoj unë atë kur Kushtetuta e ka hequr fjalën koalicion, tradita evropiane e sotme nuk e kanë këtë definicion pse duhet të pranojmë një traditë që është thyer, ka ndonjë vend evropian që e ka këtë?! S’ka, është thjeshtë formulë matematikore, mbledhje e një taktike elektorale, mblidhemi bashkë, mbledhim votat e koalicionit, përdorim formulë tjetër si do të përfitojmë brenda partive dhe pastaj formula për hapjen e listave... dhe kjo do të sjellë edhe vonesë edhe komplikim në numërim, është formulë jotipike nuk ekziston,” – këmbënguli Gjiknuri, i cili pretendoi se përmes kësaj formule votat e partive të vogla mblidhen duke iu faturuar partive të mëdha.

“Pse s’e ka njeri këtë metodë? Dolëm ne më të mençurit?!” – pyeti ironikisht Gjiknuri.

Në fjalën e tij Gjiknuri rikujtoi disa herë se ndryshimet e Kushtetutës e diktojnë ndryshimin e kodit zgjedhor. Ai tregoi se brenda PS-së ka pasur përplasje për nisjen dhe vazhdimin e diskutimeve me opozitën jashtëparlamentare për reformën zgjedhore, kjo në një kohë kur opozita i dogji mandatet dhe doli jashtë institucioneve kushtetuese.