BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Koalicioni i PD-së, Murrizi e thotë hapur: Kush i garanton se Agron Duka nuk kalon me PS-në pas 25 prillit

Koalicioni i PD-së, Murrizi e thotë hapur: Kush i garanton se Agron

Përveç Kukësit edhe Dibrës, deputeti Myslim Murrizi tha se LSI mund të kandidojë me PD-në edhe në Gjirokastër. Murrizi tha më tej se askush nuk i garanton votuesit se LSI, e cila ka dalë vetëm në zgjedhje, pas 25 prillit tre deputetët e LSI-së që kanë garuar nën siglën e PD-së mund të bashkohen me Ramën. Murrizi shtoi se edhe Agron Duka që garon nën siglën e PD-së, mund të shkojë majtas.

“Se shoh LSI-në dhe PD-në kaq të ndarë në tre qarqe, do të jenë bashkë besoj se edhe në Gjirokastër për hatër të Vangjel Tavos. Edhe në këto tre qarqe LSI është e detyruar me kod zgjedhor të ketë një listë më vetë, por do të mbështesë kandidatin. Në dijeninë time është vetëm, nuk ka parti nën sqetull LSI. Pse të habitem unë nëse LSI del vetëm? Pse duhet të habitem nëse tre deputetë të LSI që kanë garuar në siglën e PD-së të bashkohen me Ramën? Pse duhet të habitem unë dhe demokratët që zoti Duka, dhe mund të shkojë tek të majtët?”, tha Murrizi për Report Tv.

Më të lexuarat