BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi mblidhet me urgjencë nesër

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi mblidhet me urgjencë nesër

Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor është futur me urgjencë në diskutimet e rendit të ditës së nesërme, në orën 12:00 në Kuvend, ndërsa ndryshime pritet të kalojnë në seancën e së enjtes. Kreu i qeverisë mësohet se nuk do të jetë nesër pjesë e debateve, pasi do të niset për në Liban lidhur me operacionin për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi Al-Hol.

Komisioneri europian Oliver Vahelyi kërkoi që mazhoranca të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet.

Ndërsa lidhur me këtë Rama u shpreh për mediat se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, dhe se parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë.

Më të lexuarat