BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

“Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë”, PD kërkesë urgjente Edi Ramës

“Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë”,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se qeveria duhet të veprojë pa vonesë për të ndihmuar familjet në nevojë pasi e ka detyrim ligjor dhe jo dëshirë.

"Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën. Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.  Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës", shkruan Bardhi.