Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kokëdhima: Rama gënjeu për projektet e Samitit, Shqipëria dështoi edhe këtë radhë

Postuar: 15/07/2017 - 22:00

Koço Kokëdhima përmes një njoftimi për media, ka reaguar lidhur me deklaratën që ka bërë kryeministrit Edi Rama për projektet që ka përfituar nga samiti i Triestes.

Sipas njoftimit nga partia e tij "Zgjidhja" gjithçka ka thënë Rama janë gënjeshtar. Më tej në reagimi thuhet se Shqipëria nuk mori projekte në samitin e Triestes, por asistence teknike për të bërë projekte.

Reagimi i plotë

Njoftim për media i partisë Zgjidhja

Rama tha një gënjeshtër me bisht për projektet e Samitit të Triestes. Shqipëria dështoi edhe këtë radhë që të përfitonte nga ndihma për zhvillim e BE-së. Kryeministri ynë shkoi atje me atlete të bardha dhe e nxorri Shqipërinë me “këpucë të kuqe”. Fajtori nuk është ai që ka paratë, por ai që shkon për turizëm dhe propagandë nëpër takimet me donatorët dhe për më keq, duke gënjyer hapur shqiptarët. Dje, në konferencën e shtypit, kryeministri tha se Shqipëria zuri vendin e dytë nga projektet që fitoi, duke thënë një gënjeshtër me bisht, një ditë pas dështimit në Samitin e Triestes. E vërteta është se atje u prezantuan vetëm 7 projekte me vlerë 538.5 milionë euro dhe këto fonde i përfituan Bosnja-Hercegovina me katër projekte me vlerë 241.6 milionë euro, Serbia me dy projekte në hekurudhë dhe energji me vlerë 141.9 milionë euro dhe Maqedonia një projekt për korridorin e hekurudhës që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe Greqinë për 152.3 milionë euro. Të gjitha këto projekte zënë vlerën 538.5 milionë euro dhe punësojnë 2150 vetë në total. Shqipëria nuk prezantoi dhe nuk fitoi asnjë projekt edhe pse në konferencën e tij, kryeministri, si për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, tha se Shqipëria fitoi projekte, duke i cilësuar të tilla 3 milionë euro fonde që BE-ja do t’i shpenzojë për të asistuar teknikisht Shqipërinë që ajo të bëjë projekte për të ardhmen. Këto nuk kanë aspak lidhje me projektet për investime që u miratuan në Samitin e Triestes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 19:11

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një forum për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, është ashprehur se tani ka ardhur koha që të heqim dorë nga akuzat e vazhdues

Postuar: 14/12/2019 - 19:01

Ish-deputetja e PD, Grida Duma është shprehur se Shqipëria mund të ketë sukses në hapjen e negoci

Postuar: 14/12/2019 - 18:52

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një video mesazh sa i përket situatës pas tërmetit.

Postuar: 14/12/2019 - 18:41

"Në shtëpinë e re të familjes Greku, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit, Klodild

Postuar: 14/12/2019 - 18:20

Ish deputetja demokrate është shprehur në emisionin “Kjo Javë” se prioritet duhet të

Postuar: 14/12/2019 - 18:12

Ish-deputetja e PD Grida Duma, e pranishme në emisionin “Kjo Javë”, ka treguar se si

Postuar: 14/12/2019 - 17:21

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një shkrimi në Facebook ka paralajmë