BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kolapsi në drejtësi, zbulohen gjykatat e Apelit që rrezikojnë të ulin “qepenët”, probleme dhe me emërimet në Gjykatën e Lartë

Kolapsi në drejtësi, zbulohen gjykatat e Apelit që

Zbulohen gjykatat e Apelit që pritet të futen në kolaps. Një ditë më parë, gazeta tregoi se si u reduktua numri i gjyqtarëve të Apelit për shkak të vetingut, ndërsa sot po tregojmë se kush janë gjykatat që po rrezikojnë të ulin “qepenin”. Në shkresën e KLGJ që mban datën 31.12.2019 drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit, Komisionit të Ligjeve dhe Euralius, theksohet se janë disa gjykata të Apelit të cilat po punojnë me numër të reduktuar gjyqtarësh. Më konkretisht, Gjykata e Apelit Tiranë po punon me një numër të kufizuar gjyqtarësh. Sipas ligjit, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve duhet të jetë 31, ndërkohë që aktualisht janë në detyrë vetëm 17. Po ashtu, Gjykata e Apelit të Korçës tashmë është jashtë funksionit, për arsye se janë vetëm 2 gjyqtarë në detyrë dhe nuk arrijnë të plotësojnë kuorumin e nevojshëm për të gjykuar një çështje. Por problem janë edhe Gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Gjirokastrës me nga 5 gjyqtarë, Gjykata e Apelit Shkodër me 6 gjyqtarë dhe ajo e Vlorës me 8 gjyqtarë. “Gjykata e Apelit Tiranë aktualisht funksionon vetëm me 17 gjyqtarë, nga 31 që është numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të saj. Nga 14 pozicionet e lira në këtë gjykatë, 9 prej tyre janë të përhershme, kurse 5 të tjerat janë të përkohshme, nga të cilat, si rregull, 2 pozicione plotësohen gjatë vitit 2020, me përfundimin e lejeve afatgjata të dhëna nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe kthimin në detyrë të dy gjyqtarëve. Bëjmë me dije se në Gjykatën e Apelit Korçë ka vetëm 2 gjyqtarë në detyrë dhe që për këtë shkak ajo është jashtë funksionit, ndërsa nuk arrin dot, me këtë numër gjyqtarësh, të gjykojë asnjë çështje. Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër kanë në detyrë nga 5 gjyqtarë, Gjykata e Apelit Shkodër ka në detyrë 6 gjyqtarë, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë ka në detyrë 8 gjyqtarë, duke bërë të pjesshëm funksionalitetin e tyre”, thuhet në shkresën e KLGJ.

Probleme me emërimet në Gjykatën e Lartë

Por përveç kolapsit në gjykatat e Apelit, KLGJ ka shfaqur shqetësim edhe në emërimet e Gjykatës së Lartë. Në raport theksohet se një pjesë e gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun janë anëtarë pranë KLGJ, gjë e cila ligjërisht i penalizon të ngrihen në detyrë. Po ashtu, ka edhe gjyqtarë, për të cilët ende nuk është dhënë vendimi përfundimtar, nëse do të konfirmohen apo jo në detyrë. “Numri i gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, pra numri i gjyqtarëve potencial që mund të kandidojnë për ngritjen në detyrë, është shumë i kufizuar, vetëm 15. Nga këta, 10 gjyqtarë janë të gjykatave të Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm, ku 3 prej të cilëve ushtrojnë funksionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe që për këtë shkak ata kanë pengesë ligjore për ngritjen në detyrë. Për 7 gjyqtarët e tjerë, për 2 nga ata, vendimi i konfirmimit në detyrë nuk është përfundimtar. Nga ana tjetër, 5 (pesë) gjyqtarët e tjerë të konfirmuar në detyrë janë të gjykatave administrative të shkallës së parë, ku për 1 nga të cilët vendimi i konfirmimit në detyrë nuk është përfundimtar”, thuhet në raportin që KLGJ i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.

 

Më të lexuarat