BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra e gjyqtarit Hysni Demiraj, ja detajet

Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra e

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke larguar përfundimisht nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj.

-Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm; Vitin e kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja vendosi për shkarkimin nga detyra të tij”, thuhet në vendim. Hysni Demiraj e ka filluar karrierën në fillim të viteve ‘90 si hetues dhe më pas si prokuror në Tropojë. Në mesin e viteve ‘90 është emëruar gjyqtar në Gjirokastër, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2009, kur u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetar i kësaj gjykate. Në seancën dëgjimore në KPK Hysni Demiraj u përball me probleme të pasurisë, të vendimeve gjyqësore dhe një seri denoncimesh nga një gjyqtar i Apelit, ndërsa replikoi me vëzhguesin e ONM-së për etikën dhe një borxh prej 5 milionë lekësh, marrë nga një biznesmen. Seanca dëgjimore u mbyll me irritimin e tre qytetarëve të pranishëm në sallë, të cilët e akuzuan atë për një vendim të padrejtë. Përgjatë dy orëve të seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi probleme me pasurinë dhe me një sërë vendimesh të dhëna nga Demiraj, ndërkohë që ky i fundit i kundërshtoi gjetjet dhe shprehu bindjen se bën pjesë në 20-30 gjyqtarët më të mirë të vendit. Gjatë seancës u përmendën gjithashtu dyshime për favorizimin e tij nga një kompani ndërtimi në Tiranë, e gjykuar më pas nga Demiraj, një konflikt me shoferin e Gjykatës së Apelit si dhe një mori vendimesh gjyqësore, të konsideruara nga Komisioni me probleme, mes të cilave edhe masa e sigurisë për ish-gardistët e ngjarjes së 21 Janarit.

Më të lexuarat