Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin përfundimtar të Fatos Qatos, kishte mungesë burimesh financiare

Postuar: 09/11/2019 - 08:12

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi përfundimisht Gjyqtarin e Apelit Tiranë, Fatos Qato, duke lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të 2018. Gjyqtari u përball dje me trupën gjykuese të KPA, e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, ku u njoh dhe me vendimin. I hetuar vetëm për kriterin e pasurisë, ndryshe nga raporti i ILDKPKI, që kishte konstatuar deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, Komisioni konstatoi se gjyqtari i Apelit të Tiranës ka mungesë burimesh financiare në vlerën 8.3 milionë lekë dhe mos justifikim të pasurisë, duke vendosur përfundimisht shkarkimin e tij. Por, Qato, pas relatimit që zgjati për rreth 3 orë, mohoi pretendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës së zhvilluar më 15 dhjetor të 2018, KPK ngriti dyshime për deklarime kontradiktore, ndërsa relatorja e çështjes theksoi si probleme shpenzimet e kushtueshme në arredimin e shtëpisë, shkollimin e vajzave në Holandë, një trajtim mjekësor në Gjermani si dhe udhëtimet jashtë shtetit, të verifikuara nga Komisioni përmes sistemit TIMS. Në seancën dëgjimore, gjyqtari i Apelit u mbrojt nga avokati Julian Mërtiri. Ky i fundit tha se pasuria e tij zinte më pak se 1/3 e të ardhurave dhe se gjatë jetës së tij kishte blerë vetëm një shtëpi në vitin 1997. Për pasurinë apartament me sipërfaqe 141 metra katrorë në vitin 1997, subjekti e ka regjistruar 20 vite më vonë dhe sipas Komisionit nuk kishte paraqitur dokumente për pagesat e këstit të tretë dhe të katërt. Në përfundim të relatimit, anëtarët e trupës gjykuese i drejtuan pyetje subjektit të rivlerësimit për pagimin e këstit të fundit, për blerjen e shtëpisë, pasi nuk ishte i qartë, nëse e kishte paguar, apo jo. Kjo pjesë, sipas Komisionit, vijon të mbetet e paqartë. Gjyqtari i Apelit, Fatos Qato u përball dhe më përfaqësuesin e ONM. Në fjalën e tij, Qato pretendoi se i justifikonte të gjitha pasuritë e tij dhe se i ka krijuar ato në mënyrë të ligjshme. Ai kërkoi konfirmimin në detyrë. Gjyqtari i Apelit ka qenë kandidat për anëtar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.