
Postuar: 23/06/2018 - 21:23
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit “Smile Albania”. Nëpërmjet një videoje të publikuar, Rama bën me dije se nga 1 korriku, ekipet ‘Smile Albania’ do t’u urojnë turistëve mirseardhjen në Shqipëri Ndërkohë ajo që bie në sy, është komenti i një qytetari i cili flet për ardhjen e 600 mijë sirianëve në Shqipëri, ndërkohë Rama i kërkon të mos humbë kohën duke e cilësuar këtë çështje idiotësi të madhe.
Qytetari: Nëse është e vërtetë që Shqipëria ti marr 600 mij imigrantë te Sirisë, ather do te ket pasoja katastrofale per Shqiptaret ne Balkan.
Edi Rama Vella, merru me ndonje gje te hajrit, qofte edhe gjume, me mire se sa te humbasesh kohen me nje idiotesi kaq te madhe!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/