Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisionerët e djathtë përleshen me krerët e PD, Berisha dhe Lefterija kërkojnë burgosjen e numëruesve të Lezhës dhe Shkodrës

Komisionerët e djathtë përleshen me krerët e PD, Berisha dhe Lefterija kërkojnë burgosjen e numëruesve të Lezhës dhe Shkodrës

Postuar: 09/08/2013 - 10:46

Certifikimi i zgjedhjeve të 23 Qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pasuar me një konflikt të precedentë mes Partisë Demokratike dhe komisionerëve të saj në Qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Si rrallë ndonjëherë në këto 23 vite pluralizëm, Partia Demokratike akuzon dhjetëra numërues të saj për vjedhjen e votave në Qarkun e Lezhës dhe në Qarkun e Shkodrës. PD pretendoi se i ishte vjedhur një mandat në Qarkun e Lezhës dhe për këtë akuzoi edhe komisionerët e saj, për bashkëpunim me komisionerët e majtë, për tjetërsimin e votave. Nën trysninë e humbjes, Partia Demokratike kërkon burgosjen e 10 grupeve të numërimit në Lezhë si dhe burgosjen e disa komisionerëve në Shkodër, në zonat e të cilëve janë prekur votat. Madje, Partia Demokratike ka udhëzuar dhe asistuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të përgatitur një padi penale për komisionerët, padi e cila do të dorëzohet në Prokuroi. Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i komisionerëve. Një pjesë e tyre, për t’i shpëtuar burgut janë arratisur nga Shqipëria, ndërsa të tjerët kanë tentuar të negociojnë me drejtuesit e PD për të bllokuar padinë penale të KQZ. Komisionerët e PD në Lezhë, të alarmuar për fatin e tyre, kanë rrethuar edhe zyrat e Partisë Demokratike në këtë qytet. Gjatë ditëve të fundit, nuk kanë munguar as konfrontimet fizike mes komisionerëve dhe akuzuat mes drejtuesve të Partisë Demokratike. Komisionerët e Lezhës dhe të Shkodrës kanë kërkuar të kontaktojnë edhe me Aldo Bumçin dhe Jozefina Topallin, të cilët kanë drejtuar fushatën në këto dy qarqe. Nga ana e tyre, komisionerët pretendojnë se kanë administruar në mënyrë korrekte procesin e numërimit të votave, teksa hedhin dyshime se kutitë mund të jenë prekur në magazinat e Lundrës. Edhe e majta shqiptare ka hedhur dyshime se kutitë e Lezhës janë harruar nga kushërinjtë e Sali Berishës në magazinat e Lundrës.

Padia penale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dërgojë në Prokurori për ndjekje penale komisionerët e PD, PS, LSI-së dhe PR të KZAZ Nr. 13, në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu, KQZ po përgatit dhe dosjen për të kallëzuar penalisht dhe anëtarët e 10-të grupeve të numërimit në Lezhë, tabelat e të cilëve rezultuan se ishin të falsifikuara në favor të Partisë Socialiste. KQZ ka bërë me dije se nga hapja e kutive arriti të realizojë krijimin e transparencës së nevojshme dhe t’u kthejë besueshmërinë në procesin e numërimit të votave. Por, nga ana tjetër, siguroi se manipulatorët e zgjedhjeve do të marrin ndëshkimin e merituar. Komisionerët që janë përfshirë në falsifikimin e rezultatit, sipas Kodit Penal rrezikojnë të dënohen nga pesë deri në shtatë vite burgim. “Shprehim bindjen se ky rol aktiv i KQZ do t’i shërbejë forcimit të kulturës së ndëshkueshmërisë, do të japë mësimin e merituar për çdo komisioner që në mënyrë joligjore merr përsipër të manipulojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë!”, ka pohuar zëdhënësja e KQZ. Adriatik Doçi

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr