Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisionerët e PD arratisen nga Shqipëria, Lefterija dhe Kosovrasti dorëzojnë padinë në Prokurori

Komisionerët e PD arratisen nga Shqipëria, Lefterija dhe Kosovrasti dorëzojnë padinë në Prokurori

Postuar: 10/08/2013 - 10:08

Pavarësisht ndërhyrjeve, presioneve dhe përleshjeve, Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë të vendosur për të çuar drejt burgut komisionerët e Partisë Demokratike të Qarkut të Lezhës dhe të Qarkut të Shkodrës. Pas konflikteve të ditëve të fundit, Partia Demokratike ka vendosur të çojë për ndjekje penale komisionerët e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjatë mbledhjes së djeshme që të çojë për ndjekje penale, kryetarët dhe anëtarët e KZAZ-së nr. 13 të Lezhës për abuzimet me numërimin e votave në zgjedhjet e 23 qershorit. Po ashtu, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi dhe përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti, kanë kërkuar burgosjen jo vetëm të numëruesve të Lezhës, por edhe të Shkodrës. KQZ ka kërkuar që anëtarët e komisioneve që kanë bërë shkelje, të ndiqen penalisht dhe të mos jenë më anëtarë në zgjedhje të reja. Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, ka kërkuar që jo vetëm numëruesit, por edhe vëzhguesit dhe përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore që kanë pranuar shifrat e gabuara, duhen penalizuar. Sipas burimeve, gjithçka është bërë pas një urdhëri të Berishës. “Projektvendimin “Për kallëzim penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave të cilët kanë shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.  Në zbatim të nenit 21 pika 20, nenit 23 pika 1,  germa “a”, nenit 168 të ligjit 10019 të datës 29.12.2008 “kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, neni 281 i Kodit të Procedurës penale, neni 326 dhe neni 330/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kallëzojë penalisht 45 komisionerët e ZAZ-së 13 dhe 5 komisionerët e ZAZ-së 15 në Qarkun e Lezhës. Projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-së nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas në Qarkun e Korçës, të datës 01.09.2013”, thuhet në vendimin e KQZ.

Komisionerët

Të paralajmëruar për vendimin e PD dhe KQZ, një pjesë e komisionerëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës, janë arratisur prej disa ditësh nga Shqipëria. Ndërkaq, një pjesë tjetër po tentojnë të largohen, me qëllim për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë dhe 7 viteve burg. Numëruesit e Lezhës dhe Shkodrës, të akuzuar nga PD për vjedhjen e votave, mund të përfundojnë në burg, pasi prokuroria dhe gjykata kontrollohen të gjitha nga Sali Berisha, me anë të beniaminit të tij në krye të Presidencës, Bujar Nishanit. Si asnjëherë më parë, Partia Demokratike ka akuzuar komisionerët e saj për shitje dhe blerje të votave. Berisha dhe Basha nuk akuzojnë vetëm komisionerët e Lezhës dhe të Shkodrës, për numëruarit në të 12 qarqet e vendit. Madje ata kanë kërkuar hapjen e kutive, në të kuadër kanë paralajmëruar destabilizimin e vendit.

Lefterije Lleshi

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi, lexoi një vendim të gjatë të këtij institucioni, që miratoi në unanimitet kërkesën për nisjen e procedimit penal të 50 komisionerëve dhe numëruesve të Qarkut Lezhë, përfaqësues të forcave kryesore politike në vend. Duke ia dërguar këtë vendim, me provat përkatëse, Prokurorisë së Lezhës, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi beson se ky është një hap drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe zbatimit me përpikmëri të Kodit Zgjedhor. “Pra, transparenca e kutive të votimit, e hapjes së tyre, për kallëzimet penale për personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave, të shpresojmë që këto dyja të shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme për të gjithë komisionerët që të mos përsëriten gjëra të tilla më. Të shërbejë që nesër komisionerët të jenë shumë të përgjegjshëm në atë që marrin përsipër të bëjnë, kryerjen e detyrës së tyre, ta bëjnë atë në zbatim vetëm të Kodit Zgjedhor”, tha zonja Lleshi. Sekretar i Përgjithshëm i KQZ, Skënder Vrioni, tha se komisionerët kanë konsumuar vepër penale.  “U gjet se rezultati i pasqyruar nga grupet e numërimit në tabelat që dispononin subjektet zgjedhore dhe në tabelat e falsifikuara, ishin krejtësisht të ndryshme. Në këto kushte kanë konsumuar vepër penale dhe drejtoria juridike, në referencë të nenit 330 të Kodit Penal, KQZ ka përcaktuar dispozitën përkatëse për falsifikimin zgjedhor dhe materialit të zgjedhjeve”, deklaroi Vrioni. Adriatik Doçi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në