Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisionerët e Venecias shuplakë Metës, deklarojnë se nuk mund të ketë zgjedhje në 13 tetor, ja si pritet të fundoset presidenti

Postuar: 12/09/2019 - 09:00

Komisioni i Venecias i dha dje një “shuplakë” presidentit Ilir Meta. Ndonëse ky i fundit dekretoi 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe LSI ka bërë regjistrimin në KQZ, Venecia u shpreh qartë se në atë datë nuk do të ketë asnjë proces zgjedhor në Shqipëri. Në një reagim për media, sekretari i komisionit, Thomas Markert deklaroi se 13 tetori është një datë de facto. “Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor. De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni”, tha Thomas Markert. Më tej, sekretari i komisionit komentoi edhe qëndrimet e opozitës, ku theksoi se ajo jashtëparlamentare është më e unifikuar sesa opozita parlamentare. “Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj”, tha ai. Thomas Markert u shpreh më tej se kritiku më i madh ndaj veprimeve të presidentit ka qenë kryeministri Edi Rama. “Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve”, tha ai.

Shkarkimi i Metës në tetor

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta do të vuloset brenda muajit tetor. Ditën e djeshme përfaqësuesit e Komisionit të Venecias zhvilluan një takim me anëtarët e Komisionit Hetimor. Burime të gazetës nga takimi, u shprehën se anëtarët e Komisionit Hetimor informuan “Venecian” për të gjitha zhvillimet e deritanishme, ku janë bërë të ditura të gjitha provat e ardhura nga institucionet. Por Komisioni i Venecias i kushtoi një rëndësi të veçantë provave të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe prokurorisë, për të marrë sa më shumë informacione sa i takon krimeve zgjedhore, që nga djegia e qendrave të votimit apo materialeve zgjedhore. Drejtuesi i delegacionit të Komisionit të Venecias Kaarlo Tuori u shpreh se e ka një ide të qartë nëse presidenti Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit. Pas përfundimit të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor, në një reagim për media ai deklaroi se në datën 11 tetor do të dalë edhe raporti përfundimtar. "Kemi mbledhur shumë informacion. E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur apo jo Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm shumë informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor", tha kryesuesi i Venecias, Kaarlo Tuori.

Skema që do ndjekë Komisioni Hetimor

Strategjia që do të ndjekin anëtarët e Komisionit Hetimor do të konsistojë në dy hapa. Së pari, brenda muajit shtator do të vijë një raport paraprak, i cili do të shërbejë për të mbyllur raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Së dyti, do të jetë Komisioni Hetimor ai që do të vendos për shkarkimin e presidentit, pasi Komisioni i Venecias thjesht do u përgjigjet disa pyetjeve, duke mos dalë me një vendim të prerë në raportin përfundimtar. Një gjë të tillë e deklaroi dy ditë më parë deputetja socialiste, njëherësh anëtare në Komisionin Hetimor, Vasilika Hysi. Në një intervistë, ajo deklaroi se fajësinë ose pafajësinë e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se brenda muajit tetor do të bëhet publik raporti final i Komisionit të Venecias. “Komisioni i Venecias nuk është as komisioni hetimor parlamentar që vendo fajësinë apo pafajësinë, nuk është Komisioni i Venecias që mund të thotë që Presidenti është fajtor apo jo. Pyetjet që i janë shtruar Komisionit të Venecias janë parimore dhe të rëndësishme në marrëdhënie mes pushteteve. Aktualisht Komisioni i Venecias është në ditën e parë të vizitës, nesër ka takime me anëtarët e Komisionit Hetimor dhe besoj që brenda muajit tetor do të kemi opinionin e Komisionit të Venecias”, u shpreh Hysi.

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj