Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioneri Hahn mesazh politikës shqiptare: Kujdes reformat, janë të rëndësishme për qytetarët dhe për integrimin e vendit

Postuar: 19/03/2019 - 07:50

Brukseli vijon të inkurajojë Shqipërinë në zbatimin e reformave integruese, si një mënyrë që do ta çonte vendin tonë më shpejt drejt Bashkimit Europian. Ditën e djeshme Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn ka pritur në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes statusi në rrjetet sociale, Hahn deklaroi se takimi me Sorecën vjen para raportit të pranverës për Shqipërinë. Madje, Soreca në postimin e tij, nuk kursen edhe mesazhin ndaj politikës shqiptare, teksa theksoi se reformat këtë javë janë vendimtare. Sipas tij, forcat politike në Shqipëri duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe për reformat. “Është mirë të flasësh me ambasadorin tonë Luigi Soreca përpara raporteve të zgjerimit të BE-së në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre”, deklaroi ditën e djeshme komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

Por teksa Shqipëria është në pritje të raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca njoftoi ditën e djeshme se ka zhvilluar një takim në Bruksel mbi situatën politike në Shqipëri dhe ecurinë e reformave. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca deklaroi dje se në KE raportoi për situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria, si dhe për reformat e ndërmarrë nga qeveria. “Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian për të diskutuar me Shtetet Anëtare në COËEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri. Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”, deklaroi ditën e djeshme ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ndër të tjera në statusin e tij në rrjetet sociale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 23:57

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët.

Postuar: 24/04/2019 - 23:51

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, komentoi situatën politike në vend, si dhe krijimin e part

Postuar: 24/04/2019 - 23:12

Akuzat për të nga Partia Demokratike janë të drejtpërdrejta: Po i shërben kryeministrit Edi Ram

Postuar: 24/04/2019 - 23:05

Socialistët janë mbledhur prej katër orësh ditën e sotme në selinë e PS-së, ku edhe kanë diskut

Postuar: 24/04/2019 - 22:55

 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasdite një mbledhje me anëtarët e kryesisë së PS-së që

Postuar: 24/04/2019 - 22:53

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar edhe marrëdhëniet me ish-kr