Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren Nertina Kosova: Hetimi i KPK nuk është i plotë

Postuar: 25/09/2018 - 08:41

Komisioneri Publik kreu ditën e djeshme lëvizjen e radhës duke ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Në datën 17 korrik KPK vendosi të rikonfirmojë në detyrë gjyqtaren, por për Komisionerin Publik ky vendim nuk është i drejtë, duke kërkuar kështu shkarkimin e saj. Sipas hetimit të KPK, Nertina Kosova nuk kishte probleme me pasurinë, ishte e aftë profesionalisht dhe nuk kishte lidhje me persona të inkriminuar, mirëpo Komisioneri Publik mendon se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, thuhet në njoftimin për shtyp të Komisionerit Publik.

Bazuar tek pretendimi se hetimi është i paplotë, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vëzhgojë me kujdes mangësitë në hetimin e KPK dhe t’i rregullojë ato. “Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore”, vijon më tej njoftimi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 18:32

Deputeti demokrat Myslim Murrizi, i njohur për vulgaritetin me të cilin komunikon me qytetarët, ka përcjellë një konstatim të ri për shqiptarët.

Postuar: 17/10/2018 - 17:57

Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një video komike, ku ishte montuar imazhi i kryeministrit Edi Ra

Postuar: 17/10/2018 - 17:39

Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur sot në rubrikën “Opinion” në Nws24 deklarat

Postuar: 17/10/2018 - 17:31

 Nënkryetari i PD-s, Edi Paloka shkruan se Kryeministri dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përk

Postuar: 17/10/2018 - 16:58

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, në një postim të bërë në Facebook ka njoftuar se ka krijua një a

Postuar: 17/10/2018 - 16:43

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, është shprehur se buxheti i vi

Postuar: 17/10/2018 - 16:38

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i la