BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Komisioneri Publik kundër KPK për konfirmimin e Valdete Hoxhës dhe Etleva Dedës, ankimon në KPA vendimet

Komisioneri Publik kundër KPK për konfirmimin e Valdete Hoxhës

Komisioneri Publik ka ankimuar ditën e djeshme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit 2 vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Tiranë, Valdete Hoxha dhe gjyqtares së SPAK, Etleva Deda. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komisioneri Publik ka kërkuar nga KPA riçelje të hetimit në të 3 kriteret e vlerësimit për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Në argumentin e tij, Komisioneri u shpreh se gjyqtarja Hoxha nuk arrin nivelin e besimit për t’u konfirmuar në detyrë, duke shtuar se nga ana e KPK nuk ka pasur një hetim të plotë të provave. Gjyqtarja Valdete Hoxha u konfirmua në detyrë më 1 korrik nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. Në vendimin e konfirmimit, KPK deklaroi se gjyqtarja Valdete Hoxha arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. “Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 269, datë 1.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 269, datë 1.7.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ. Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”, thuhet në njoftim.

Ankimimi për Etleva Dedën

Ndërkohë që Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK edhe për gjyqtaren e SPAK Etleva Deda, kërkuar nga KPA që pas riçeljes së hetimit të shkarkohet nga detyra. Duke iu referuar provave të marra nga KPK, Komisioneri deklaroi se gjyqtarja Deda nuk arrin dot besueshmërinë për t’u konfirmuar në detyrë. Ajo u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi trupa e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo) me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia vendosi se ajo arriti nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Por Komisioneri Publik mendon se vendimi i Komisionit është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim para Kolegjit. “Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Etleva Deda, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Deda”, thuhet në njoftim. Por ndonëse Komisioneri Publik i paraqiti 2 ankimimet në KPA, ky institucion pritet që t’i rishqyrtojë pas muajit qershor, pasi që prej 30 korrikut Kolegji i Apelit ka marrë pushimet.

Më të lexuarat