BREAKING NEWS

Komunikimi i paqartë/ Ministria bën “lëmsh” federatat, në urdhrin zyrtar lejohet vetëm… kampionati i futbollit

Komunikimi i paqartë/ Ministria bën “lëmsh”
x

Politike

Komisioni Evropian reagon për herë të parë për vendimin e Gjykatës ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Komisioni Evropian reagon për herë të parë për vendimin

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të bëjë komente mbi çështjen.

Pyetur nga gazetari TCh, Muhamed Veliu, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, shprehet: “Ne nuk komentojmë në çështje apo vendime individuale, sepse BE respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”

Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë.

Saimir Tahiri u dënua me pesë vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të jetë në shërbim prove, duke mos bërë asnjë ditë burg.