BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

Komisioni Hetimor diskuton për shkarkimin e tij, Ilir Meta reagon i alarmuar, del me mesazhin e fortë dhe tregon çfarë po ndodh në vend

Komisioni Hetimor diskuton për shkarkimin e tij, Ilir Meta reagon i

Kreu i shtetit Ilir Meta ka ngritur alarmin për fenomenin kriminal të pastrimit të parave në Shqipëri. “Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Ky postim i Metën vjen në momentin kur është mbledhur Komisioni Hetimor për të vendosur për shkarkimin e tij.

Postimi i Metës

Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që "nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme".

Raporti sqaron se "çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 - 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021".

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore.