BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës administron provat dhe cakton datat: Kush janë dy relatorët që do të vendosin për fatin e Presidentit (EMRAT)

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës administron provat dhe cakton

Ditën e sotme Komisioni hetimor për shkarkimin e presidintetit Ilir Meta vendosi për datën purfundimtare që më 23 korrik të miratojë raportin final mbi hetimin e nisur, tashmë që prej më shumë se një viti.

Kryetari i këtij komisioni, socialisti Ulsi Manja bëri të ditur se afati i fundit i këtij komisioni është 31 korriku dhe se i mbetet si afat final që raporti i komisionit të paraqitet në 17 korrik.

Dy relatorët e zgjedhur nga Komisioni janë Halit Valteri dhe Klotilda Bushka, të cilët do të lexojnë edhe përfundimet e këtij Komisioni, ditën e premte, në 17 Korrik.

Komisioni hetimor ndaj presidentit Meta u ngrit fillimisht për hetimin e dekretit të presidentit Meta për shtyrjen e e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, që u mbajtën sërish nga socialistët. Por mazhoranca e shtoi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca e cilësoi si shkelje dhe vendimin e presidentit për të mos njohur Arta Vorpsin si anëtare e Gjykatës, por Marsida Xhaferllarin.

Komisioni hetimor ka administruar provat, ndërsa Manja paraqiti të gjitha dokumentet e paraqitura, si dhe shtoi se ka marrë 14 vendime dhe se kryer 9 mbledhje gjithsej, ku dy herë ka qenë i pranishëm presidenti Ilir Meta.

Më të lexuarat