
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Komisioni i Ligjeve, miratohet mes debatesh marrëveshja Shqipëri-Britani për emigracionin dhe me Emiratet e Bashkuara kundër terrorizmit

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Shtator 2022

Komisioni për Çështjet Ligjore zhvilloi dje seancën, ku u miratuan 3 marrëveshjet që ishin për diskutim në rendin e ditës. Seanca nisi me diskutimin për projektligjin për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë atje, përkatësisht: “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Marrëveshja u miratua nga Komisioni, për të kaluar në Parlament. Deputetët e opozitës, të cilët në fund votuan pro projektligjit, janë dakord me marrëveshjen, por akuzojnë qeverinë për shifrat e larta të emigrimit të paligjshëm drejt Britanisë. Gjatë diskutimeve, deputeti demokrat Dashnor Sula tha se përpara se ky projektligj të kalojë për votim, duhen sqaruar arsyet që çuan në urgjencën dhe domosdoshmërinë e tij. Kujtojmë se marrëveshja për shkëmbim informacioni mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është e dyta e kësaj natyre, pas asaj të vitit 2013. Ajo parashikon vendosjen e oficerëve shqiptarë në pikat respektive kufitare, të cilët, duke pasur akses në Sistemin TIMS, mund të japin informacione në kohë reale, lidhur me persona në kërkim, duke përfshirë edhe emigrantët e paligjshëm. Marrëveshja e dytë që u miratua në këtë Komision është ajo ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. Marrëveshja e tretë që u miratua është ajo mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për zbatimin e asistencës financiare të BE-së, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit (IPAIII). Ermonela Felaj, në cilësinë e relatores tha se tanimë parashikohet edhe një shumë në mbështetje të përfituesve potencialë. “Fondet për 2023, lufta kundër korrupsionin 3.85 milionë euro, rrjetin e komunikimit të policisë së shtetit 5 milionë, qeverisje vendore 10 milionë euro, menaxhimin e pyjeve 15 milionë euro, probleme të shëndetit mendor 15 milionë euro, siguri ushqimore 12,5 milionë euro, 59,35 milionë euro, ku ka edhe për punësimin”, deklaroi Felaj.
Më të lexuarat


"Me këmishën që ke hapur nuk na tremb"/ 'Plas' keq mes Ramës dhe Andi Bushatit, analisti lë studion: Erla ika!

A do takohej me McGonigal?/ "Urdhëro, mirëserdhe bujrum", Berisha e thotë troç: Do ta ftoja të pinim kafe!

Agron Shehaj denoncon Edi Ramën, zbulon prapaskenat e skandalit: Si e përdori kryeministri fshehurazi zyrtarin e FBI-së

Debati mbi “McGonigal”, Bardhi 'përplaset' me Hysenin: Rama do ketë pasoja nga kjo, ju garantoj

Nuk përmbahet Bushati, shpërthen keq ndaj deputetëve: Kuvendi, një neveri

"Kam shumë të dhëna për të...", Berisha zbulon nëse e ka takuar Dorian Duçkën, e thotë hapur: Përbën një figurë të errët të mafies ndërkombëtare

“Donin të hiqnin vëmendjen nga 21 Janari”/ Grida Duma nuk përmbahet, ‘shigjeton’ Edi Ramën: Vini karafila çdo vit në bulevard por keni 10 vjet që …

"Është i detyruar të vijë në seancë", Bardhi ka reaguar për seancën e McGonigal: Nuk jam tërhequr nga interpelanca me Ramën

Rama mungoi në Kuvend, Berisha e sfidon me mesazhin "Live": Edi, bëhu burrë hajde 5 minuta këtu!

"Skandali McGonigal"/ Artan Hoxha zbardh detaje të forta, zbulon ku ndodhet Dorian Duçka, ish këshilltari i Ramës: E kam takuar...
