
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Komisioni i Ligjeve miraton 15 kandidatë për Avokatin e Popullit, kërkohen 28 firma deputetësh për të kaluar në Kuvend, ja emrat që synojnë postin e Ballancës

Shkruar nga Dario VELAJ 10 Qershor 2023

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi ditën e djeshme 15 kandidaturat që garojnë për funksionin e Avokatit të Popullit. Deputetët anëtarë të opozitës dhe mazhorancës vendosën pas afro 6 muajsh të rinisin procesin e zgjedhjes së pasuesit të Erinda Ballancës, e cila qëndron në këtë detyre prej 1 viti jashtë mandatit të saj. Edhe pse palët kanë vendosur që në 2017 që Avokati i Popullit t’i takojë opozitës, socialistët nuk pranuan emrin e Ledio Brahos në 22 dhjetor 2022. Kujtojmë që në 22 maj, nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të sjellë individë që nuk kanë pasur apo kanë pozicion politik. Mes kandidatëve janë emra të njohur si ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, ish-këshilltari i Ilir Metës në kohën kur ky i fundit qe president, Bledar Dervishi, anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirjan Rusmali (ish-zv/kryeministër e ish-Ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisë “Berisha 1”, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi (aktualisht Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit), etj. Emrat do shqyrtohen në komisionet parlamentare për të kaluar më pas në 2 kandidatura finale që do t’i dërgohen Kuvendit të Shqipërisë. Socialistëve u duhen të paktën 6 vota nga opozita për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
15 kandidatë për Avokatin e Popullit
Ahmet Prençi, Alket Jaupi, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Drita Avdyli, Edison Frangu, Endri Papajorgji, Erald Aga, Ilirjan Rusmali, Lefterije Lleshi (Luzi), Robert Gajda, Sokol Hazizaj, Tartar Bazaj (ish-zv/kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë) dhe Vitore Tusha.
Avokati i Popullit, Balla: Opozita të sjellë kandidat apolitik, jo 10 emra me 28 firma
Pasi në dhjetor të vitit të kaluar, PS nuk pranoi kandidaturën e Ledio Brahos për Avokat të Popullit nga radhët e PD së “vulës”, kreu i grupit të deputetëve socialistë Taulant Balla përsëriti në 22 maj qëndrimin e kryeministrit Edi Rama se Avokati i ri i Popullit, që pritet të zëvendësojë Erinda Ballancën duhet të mos vijë nga jeta politike, por jurisprudenca. Balla befasoi duke thënë se demokratët nuk duhet të sjellin 10 kandidatura me nga 28 firma, pasi ngjan sikur Kuvendi i Shqipërisë ka 280 deputetë dhe jo 140. “Arsyeja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte se ne nuk mund të votonim avokatin e PD-së, si Avokat i Popullit. Opozita duhet të heq dorë nga historia që mbështesin 10 kandidatë me 28 firma a thua se kanë 280 deputetë. E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos jetë i angazhuar politikisht, të mos jetë aktiv në jetën politike, të vijë nga jurisprudenca. Të jetë i baraslarguar nga palët”, u shpreh Balla për çështjen e Avokatit të ri të Popullit.
Çfarë ndodhi në 22 dhjetor 2022? U “dogjën” Dvorani dhe Braho, PS shkeli paktin
Në 22 dhjetor, edhe pse të dyja fraksionet e PD kishin vendosur të dërgonin 2 emra kandidatësh për Avokat të Popullit, Ledio Brahon dhe Dorian Gjomarkajn, PD zyrtare vendosi të tërheqë firmat për Gjomarkajn përpara se të niste seanca plenare e asaj dite. Ata pretendonin se socialistët po bënin dredhi duke premtuar se do zgjidhnin njërin prej kandidatëve të PD, por në fakt, ata kishin ndryshuar strategji duke mos pranuar asnjërin prej 2 emrave, me qëllim që të thellonin përçarjen mes 2 PD-ve. PD e “vulës” aludoi se Rama dhe socialistët po u bënin presion që të pranonin në këmbim zgjedhjen e Ardian Dvoranit si anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Me tërheqjen e firmave, mbeti vetëm emri i Brahos. Në seancë plenare ndodhi ajo që pritej. Rama deklaroi publikisht se nuk e pranonte kandidaturën e Ledio Brahos pasi ka përfaqësuar PD në çdo gjyq me PS dhe ka humbur. Sekretari i Përgjithshëm i PD zyrtare, Gazment Bardhi akuzoi publikisht Ramën në sallën e Kuvendit se kishte në plan të zgjidhte Dvoranin me mbështetje të oligarkëve dhe mafiozëve. Në fund, as Braho dhe as Dvorani nuk u zgjodhën. Holta Zaçaj u zgjodh automatikisht si anëtare e nëntë e GJK, sipas renditjes me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Më të lexuarat


Basha akuza Ramës dhe Berishës nga SHBA, “Trekëndëshi i Bermudës” i ka shpallur luftë SPAK nga frika e arrestimeve

‘Gërdeci’/ Shkëlzen Berisha thirret në gjykatë! Djali i ish-kryeministrit dhe Aldo Bumçi...

Shkaktuan kaos, hodhën flakadanë e ndezën zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 6 deputetë të çetës-antiamerikane, mes tyre Berisha e Bardhi, sot nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancën që do votohet Buxheti 2024

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Mes kaosit dhe shpërthimeve me shashka, mazhoranca miraton buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta, Nikolla mbyll seancën

“Turp, turp”/ Kryeministri Rama futet në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës shpërthejnë shashka dhe ndezin tymuese

“Shoqja Linditaaa”/ Kuvendi kthehet përmbys me tensione e konfrontime, Zhupa: Na kanë mbyllur me çelës dyert e sallës, sillni dhe ushtrinë

“Ore lepurush ta heq gurmazin, e ke bërë nja dy herë trimin”/ Nuk përmbahen deputetët e ‘Rithemelimit’, kërcënojnë punonjësit e gardës

“A jeni në terezi”/ Sërish kaos në Parlament, garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja
