
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Komisioni i Ligjeve miraton mes debatesh rikthimin online të lojërave të fatit, Xhafaj del kundër nismës së mazhorancës, opozita shpërthen në akuza ndaj qeverisë

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 19 Shtator 2023

Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debatesh me votat e mazhorancës draftin për hapjen e basteve. Me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ligjeve miratoi dje rikthimin online të lojërave të fatit. Për më shumë se dy orë, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet sportive do të thellojnë plagët sociale. Por, përfaqësuesit e qeverisë insistojnë që ri-legalizimi i basteve sportive online, bëhet me rregulla të ashpra, çka do të sjellë kontroll më të mirë të tyre. Rikthimi i basteve online synohet të bëhet përmes licencimit të 10 subjekteve, të cilat të drejtën e licencës do ta kenë për 10 vite. Tarifa e licencimit parashikohet të jetë 400 milionë lekë, të ardhura që shteti synon t’i përdorë për zhvillimin e sportit. Kanë kaluar 4 vite që prej mbylljes së basteve sportive. Qeveria shqiptare po diskuton rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar.
Xhafaj del kundër nismës
Ndërkohë, diskutimet në Komisionin e Ligjeve u fokusuan edhe tek masat dhe te ashpërsia e përmbajtjes së tij. Pjesë e diskutimit ka qenë edhe ish- kryetari i Komisionit të Ligjeve, tani anëtar i komisioni Fatmir Xhafaj, i cili e ka konsideruar ligjin jo shumë të ndryshëm nga ligji i 2018 dhe jo shumë të ashpër. Deputeti i PS-së, pyeti përfaqësues të drejtorisë së Lojërave të Fatit nëse ka shanse që me këtë ligj të mbahet nën kontroll fenomeni i trukimit të ndeshjeve. “Unë jam dakord këtu me kriteret e vendosura me subjektet aplikuese dhe me ato që lidhen, me komisionin e licensimit, me këshillin e mbështetjes së projekteve, pavarësisht se nëse mbetet ligji kështu siç është paraqitur do preferoja kritere shumë më të ashpra se ato që u prezantuan këtu, për subjektet dhe administratorët e tyre se nuk ka ndonjë ndryshim nga ato që kemi qenë. Duhet një detyrim më i lartë dhe taksa më të larta se 15 përqindëshi që vendosej dikur. Unë nuk jam shumë mbështetës ndaj këtij ligji”, nënvizoi Xhafaj. Ndërkohë, drejtori i operacioneve të lojërave të fatit tha se me legalizimin e këtyre kompanive, rregullat janë të forta, pasi ato rrezikojnë që të humbasin kontratat.
Deputeti i PD: Po i fusni bastet në çdo derë
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është shprehur kundër ligjit për lojërat e fatit, ndërsa renditi disa nga arsyet se pse ishte skeptik. Ai tha në komisionin e Ligjeve se kishte përshëndetur nismën e Ramës në vitin 2013 për mbylljen e lojërave të fatit, që sipas tij edhe e solli në pushtet. Po ashtu ai tha se me këtë projektligj do të mundësohet luajtja e basteve online në çdo shtëpi. Ai tha mes të tjerash se pasojat do të jenë të jashtëzakonshme. “Një nga armët më të forta që Rama erdhi në pushtet ishte mbyllja e kazinove, e kafeneve, që përdoreshin për të luajtur bixhoz. Të them të drejtën e kam vlerësuar si një nismë shumë me rëndësi, pasi plagët sociale, nga ato lojërat e fatit të vitit 2013 kishin krijuar probleme më shoqërinë shqiptare. Ai arriti deri aty sa t’u thoshte nënave shqiptare se; ‘pagën e burrave do jua sjellim në shtëpi’. E kam vlerësuar si nismë shumë të mirë, pasi pasojat ishin të jashtëzakonshme, ishte rritur numri i vrasjeve, vjedhjeve, borxheve, sherreve, por këto lojëra fati na paskan vazhduar deri në 2018-ën. Deri në 2018 u ndërprenë. Por pas këtij viti rezulton se 4 mijë individë apo kompani paskan punuar në të zezë”, deklaroi ai. Më tej deputeti theksoi se këto baste deri dje, kanë qenë fizikisht, edhe te dera e pallatit dhe sot janë i keni futur në çdo derë. “Por çfarë ndryshoi që po tentoni që t’i hapni bastet online? A nuk i shkatërron rininë këto baste? Ne kemi pasur dhe një studim nga Universiteti i Tiranës mbi plagët që ka lënë të të rinjtë këto baste. Këto baste deri dje, kanë qenë fizikisht, edhe te dera e pallatit. Sot i keni futur në çdo derë, në çdo familje shqiptare përmes telefonit. Nga krevati, nga dhoma e gjumit, nga kuzhina, çdo qytetar mund të vërë bast përmes telefonit. E morët nga rruga dhe e futët në shtëpi. Kjo qeveri ka dështuar në parandalimin e këtij fenomeni”, nënvizoi Dogjani.
Më të lexuarat


Kërcënimi i prokurorëve dhe gjykatësve, reagon edhe Britania e Madhe pas SHBA-së dhe BE-së

Gazetari i "Financial Times" sqaron deklaratën e Ramës, ja si qëndron e vërteta

Berisha kundër deklaratës së Ramës: Kërkon de facto shkëputjen e 1/3 së Kosovës nga territori i saj

Kërcënimi i dy prokuroreve pas dëshmive të Tafanit, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

"Kosova toka e askujt"/ Vjen reagimi i PD për deklaratën e Ramës

"Kosova është tokë e askujt"/ Tahiri shpërthen ndaj deklaratës së kryeministrit: Skandaloze, kuvendi i Shqipërisë të thërrasë Ramën në interpelancë

Prokurorët e kërcënuar, reagon SHBA dhe del me njoftimin e rëndësishëm: Të shqetësuar për kërcënimet e dhunës ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit

Deklarata e Edi Ramës për "Financial Times": Kosova është toka e askujt!

Çollaku tha se rithemelimi dhe PS rrëzuan interpelancën për Kosovën, reagon Gaz Bardhi

Denoncimi i fortë i Kreshnik Çollakut: Bardhi, Berisha e PS rrëzuan kërkesën tonë për interpelancë me Ramën për Kosovën
