Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioni i Ligjeve shtyn rezolutën për KQZ, Hyseni: Do merren në konsideratë propozimet e grupeve të interesit

Postuar: 14/03/2018 - 07:36

Komisioni i Ligjeve zhvilloi dje mbledhjen e radhës, teksa në fokus ishte miratimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fillimisht, u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas nisi diskutimi sa i takon procedurës së miratimit të projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017”. Gjatë fjalës së tij, relatori i projekt-rezolutës, Alket Hyseni, duke e konsideruar të nevojshëm reflektimin e plotë të qëndrimeve të parashtruara në mbledhjen e mëparshme, në të cilën komisioni shqyrtoi raportin e KQZ-së, kërkoi shtyrjen e miratimit të kësaj projekt-rezolute për në një tjetër mbledhje. “Kërkoj që të shtyhet për një mbledhje tjetër miratimi i kësaj rezolute, pasi do të merren për bazë reflektime dhe gjetjet që i janë adresuar komisionit”, deklaroi deputeti i Partisë Socialsite, Alket Hyseni.

Më pas, anëtarët e komisionit u dakordësuan me propozimin e Hysenit. Ndërkohë që më tej, komisioni vijoi me shqyrtimin e pikës tjetër të rendit të ditës: raportin vjetor të Komisionerit për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017. I pranishëm në komision për paraqitjen e raportit ishte komisioneri për të Drejtën për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili paraqiti raportin vjetor në komision dhe iu përgjigj pyetjeve dhe interesit të deputetëve të komisionit për çështje të caktuara. Madje, Dervishi, renditi edhe një sërë problematikash që ka hasur si institucion. “Ndër problematikat e shfaqura gjatë periudhës së raportimit listoi nevojën e përmirësimit të trajtesave të ankesave në afat, për shkak te mungesës së kapaciteteve të burimeve njerëzore në strukturën e zyrës që ka komisioneri; mungesa e programeve të plota e të përditësuara të transparencës nga disa autoritete publike; koordinatorët, lëvizja e shpeshtë e tyre ose privimi nga titullarët e institucioneve i koordinatorëve nga kompetencat që ua jep ligji si edhe klasifikimi i koordinatorëve në nivel specialisti në hierarkinë e administratës publike; nevoja për amendime në ligjin e së drejtës së informimit”, tha ai. Në përfundim të diskutimeve, Komisioni i Ligjeve miratoi raportin vjetor të Komisionerit për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave personale për vitin 2017.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 19:58

Mesazhi i Ramës për studentët, vjen reagimi i ashpër nga PD

Postuar: 09/12/2018 - 19:46

Pas denoncimeve të shumta në media, tanimë Partia Demokratike ka dalë hapur në krye të protestës.

Postuar: 09/12/2018 - 18:35

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p

Postuar: 09/12/2018 - 18:28

Kryeministri Edi Rama ka aluduar se pas protestës së studentëve fshihet opozita.

Postuar: 09/12/2018 - 18:21

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i pranishëm edhe sot në 36-ditë të protestës s

Postuar: 09/12/2018 - 18:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët p

Postuar: 09/12/2018 - 18:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar sërish banorëve të Astirit, të cilët p