Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioni i Medias rrëzon me 12 vota Metën për ligjin e Akademisë së Shkencave, ja argumentet që japin deputetët e mazhorancës

Postuar: 12/09/2019 - 07:42

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik rrëzoi ditën e djeshme me shumicë votash dekretin e presidentit Ilir Meta mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave. Pasi u hodh në votim, dekreti i Metës për ligjin mbi Akademinë e Shkencave u rrëzua me 12 vota kundër dhe vetëm 1 votë pro dekretit. Ashtu si në komisionet për të rrëzuar dekretet e tjera të Metës, edhe në Komisionin e Medies ka pasur debate mes anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve të Presidencës. Kreu i shtetit e kthehu ligjin mbi Akademinë e Shkencave në datën 9 gusht duke dhënë 4 arsye kryesore sipas tij. Arsyeja e parë sipas Presidencës ishte se ligji bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë. Zëvendës kryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole u shpreh se aprovimi i këtij ligji ka kaluar përmes një pune të madhe, duke shtuar se nuk do të ketë asnjë monopol përballëkëtij institucioni. “Mendimet tona si institucion për çdo pikë të kontestuar i kemi dërguar edhe pranë Kuvendit edhe presidentit. Për ne të gjitha çështjet qëdiskutohen nuk janë të reja. Është bërë punë e madhe për të arritur aprovimin e këtij ligji, pasi çështjet s’janë vetëm të diskutuara, por u është dhënë përgjigje në kohën e duhur. Për tëhequr merakun e dikujt qëmendon se do të këtë monopol përballë institucioneve të tjera, po ju rendis disa fjalë: akademia këshillon, propozon, etj, i vetmi rast që është pranimi i anëtarëve të saj”, tha ai. Ndërsa deputeti socialist, njëherësh edhe relatori i projektligjit “Për Akademinë e Shkencave”, Ismet Beqiraj u shpreh se fryma negative kundër Akademisë së Shkencave ka gjetur vend edhe në Presidencë. “Është bërë krim shkencor me ligjin në fuqi, siç u bë me tre institutet e naftës. Kush do ta bëjë ekspertizën dhe monitorimin e kompanive publike dhe atyre private. Për të mos u ndalur tek institutet e tjera në të gjithë Shqipërinë. Më vjen keq që kjo frymë negativiteti ka gjetur vend edhe në Presidencë”, u shpreh Ismet Beqiraj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj