Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioni i Medias seancë dëgjimore me grupet e interesit, miratohet në parim buxheti për arsimin

Postuar: 15/11/2017 - 08:15

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi dje një seancë dëgjimore për buxhetin e vitit 2018, me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare.Fillimisht fjalën e mori kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit, Arjan Dyrmishi, i cili u shpreh se ministria ka premtuar se rrogat do rriten me 40% gjatë këtij mandati, por sipas tyre, në projektbuxhetin e vitit 2018 do të kemi vetëm një rritje vjetore prej 5%. “Kërkojmë që vitin e ardhshëm të aplikohet sistemi i shpërblimit të mësuesve në përshtatje me frymën e legjislacionit të marrëdhënieve të punës dhe detyrimet kontraktuale e ligjore që ka qeveria dhe MASR, ndaj sindikatave nënshkruese të kontratave kolektive të nivelit të parë. Ky shpërblim të mos ngatërrohet me shpërblimin për performancë, por të jepet në fund të vitit shkollor”, tha ai. Por sa i takon shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e sindikatave, zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha se MASR, ka qenë gjithmonë e hapur për sindikatat. Ndërkohë mbledhja vijoi me prezantimin e buxhetit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku Mareglen Verli, vuri në dukje pamjaftueshmërinë në buxhet të mjeteve financiare, çka rrezikon realizimin e projekteve dhe perspektivën e studimeve albanologjike. Ndërsa drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka tha se programi buxhetor afatmesëm 2018-2020 nuk i përmbush nevojat më të domosdoshme të funksionimit dhe realizimit të objektivave të QKK. Nga ana tjetër, drejtoresha e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Ymeri kërkoi një fond shtesë prej 5 milion lekë investime, për dixhitalizimin e buletineve. Në përfundim, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit, PD shprehet kundër këtij buxheti dhe në tërësi sepse ky është buxheti i pasurimit të oligarkëve. “I themi jo buxhetit, sepse ai nënfinancon arsimin”, tha ajo. Ndërsa, nënkryetarja e komisionit, Milva Konomi shprehu votën pro këtij buxheti. Konomi tha se ky është buxheti që ka rritje ekonomike dhe i shërben sektorëve të arsimit, kulturës, kërkimit shkencor dhe jep garanci për tu ardhur më pranë qytetarëve, për shërbimet që ato kanë nevojë. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi në parim buxhetin e shtetit për vitin 2018.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:52

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se ende nuk është caktuar një datë se kur do të jetë protesta e radhës, por sipas tij nuk është kjo më e rëndësishmja.

Postuar: 19/02/2018 - 21:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar edhe marrëveshjen me Greqinë, për sa i përket çështjes së

Postuar: 19/02/2018 - 21:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar në Report Tv, ka folur për negociatat me Greqinë.

Postuar: 19/02/2018 - 20:18

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pas reagime të shumta.

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit