BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Komisioni i Sigurisë miraton marrëveshjen për bazën ajrore të Kuçovës, Koçi: Është një interes strategjik mes dy vendeve

Komisioni i Sigurisë miraton marrëveshjen për bazën ajrore

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi marrëveshjen teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e bazës ajrore të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022. Kryetarja e komisionit Ermonela Felaj në fjalën e saj u shpreh se ky investim është në interes të përbashkët të të dyja palëve edhe NATO-s dhe Shqipërisë, duke shtuar se baza e Kuçovës do të sjellë të mira jo vetëm për komunitetin e zonës, por për të gjithë Shqipërinë. I ftuar për të diskutuar mbi këtë projektligj ishte zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili e konsideroi interes strategjik kombëtar këtë marrëveshje, duke shtuar se baza ajrore e Kuçovës do të kthehet në bazë ajrore taktike e NATO-s. Koçi shtoi se buxheti i shtetit do të mbulojë shpronësimet dhe rrethimin e të gjithë bazës, duke theksuar se kjo është një shifër e pakonsiderueshme, nëse e krahason me investimet e mëdha që NATO do hedhë. Sipas zv.ministrit, ngritja e kësaj baze gjithashtu do të shtojë edhe numrin e punonjësve të Forcave të Armatosura, vendim ky që pritet të merret në ditët në vazhdim se sa do të jetë kapaciteti. “Kjo marrëveshje është një interes strategjik kombëtar dhe ka për qëllim investimin nga NATO për implementimin e programit, i cili do të mundësojë modernizimin e bazës ajrore Kuçovë dhe kthimin e saj në një bazë ajrore taktike të NATO-s. Buxheti i shtetit do të mbulojë pjesën e shpronësimeve, pasi baza është zgjeruar dhe ka prekur toka private. Po ashtu nga buxheti i shtetit do të bëhet edhe rrethimi i të gjithë zonës dhe survejimi i saj, por kjo është një shifër shumë e papërfillshme nëse e krahasojmë me ato të NATO-s. Por ne jemi duke diskutuar edhe për rritjen e stafit të Forcave të Armatosura”, u shpreh zv.ministri Petro Koçi. Relatori për këtë marrëveshje Xhemal Qefalia, nga ana e tij e cilësoi shumë të rëndësishme marrëveshjen në fjalë pasi sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me integrimin më tej të Forcave tona të Armatosura në NATO dhe është një investim i drejtpërdrejtë, që do të mundësojë modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës. Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Më të lexuarat