Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioni i Venecias rrëzon alibitë e Bashës dhe Kryemadhit: Vetingu në politikë i pakuptimtë, garantohet nga SPAK dhe BKH

Postuar: 06/12/2018 - 07:35

Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë të gjitha alibitë e opozitës sa i takon vetingut në politikë. Gazeta ka siguruar opinionin paraprak që ka mbërritur në Kuvend, ku jepen mendimet mbi nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike dhe lëvizja Socialiste për Integrim. Komisioni i Venecias ka dalë kategorikisht kundër ndërhyrjeve në Kushtetutë, ndërsa ka nxjerrë një mal me defekte në propozimin e opozitës. Basha e Kryemadhi kanë si alibi të bojkotit parlamentar vetingun në politikë. Në propozimin e tyre kërkohet që të largohen nga postet publike individët që kanë kontakte me botën e krimit. Por për Këshillin e Europës, drafti nuk është aspak i qartë. Në draftin me 99 pika, fillimisht bëhet e qartë se një masë kaq e ashpër shkel të drejtat e njeriut dhe bie ndesh me shumë konventa. Por problemi më i madh që kanë nxjerrë ekspertët është se dhe vetë opozita nuk është e qartë se çfarë nënkupton me termin: “kontakte me botën e krimit”. “Në mungesë të përcaktimeve të sakta, kriteri i integritetit në lidhje me “kontaktet” me krimin e organizuar ka mungesë qartësie dhe sigurie ligjore, e rrjedhimisht mban rrezikun e interpretimeve abuzive dhe arbitrare. Siç u theksua, kontaktet me persona të përfshirë në krim të organizuar mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë ilegale. Fqinjët apo shokët e vjetër të klasës, të personave me precedentë nuk mund të quhen “kontakte” të tyre. Edhe gjykatësit e prokurorët mund të kenë kontakte të tilla. Një person i lidhur me krimin e organizuar duhet të hetohet për shkelje si krim i organizuar, korrupsion, përvetësim dhe abuzim me postin dhe nëse shpallet fajtor nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Por kur vetë kontakte të tilla përbëjnë një krim sipas ligjit aktual shqiptar, ata vihen nën analizën e ligjit të dekriminalizimit”, thuhet në draft.

Mungesa e afateve

Një tjetër shqetësim që ngre Komisioni i Venecias është se në draft nuk janë përcaktuar afate. Në ligjin e dekriminalizimit është përcaktuar qartë se për sa vite një person nuk ka të drejtë të marrë poste publike. Por sipas ekspertëve të KiE, një përcaktim i tillë duhet dhe në këtë rast. Sipas tyre, askush nuk mund të përjashtohet përjetësisht nga e drejta për t’u zgjedhur. “Nga nenet e propozuara nuk kuptohet nëse skualifikimi është për gjithë jetën apo për një periudhë të caktuar. Komisioni i Venecias ka thënë se kufizimet e përjetshme duhet të jepen vetëm për krime serioze si kundër njerëzimit, gjenocid, terrorizëm, vrasje dhe jo për krimet zgjedhore e politike si korrupsion e krime elektorale. Mungesa e treguesve për çështje të tilla të rëndësishme nuk është në linjë me kufizimet e lejuara që preken nga veting”, thuhet në raport.

Reforma në drejtësi

Ekspertët e Komisionit të Venecias e kanë bërë të qartë se nuk mund të kemi veting si në drejtësi, ashtu dhe në politikë. Sipas tyre, çështjet janë të ndryshme dhe duan përcaktime të ndryshme. Nga ana tjetër është bërë e qartë se Shqipëria i ka mundësitë për të bërë veting politik. Kjo bëhet përmes ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. “Pa vënë në dyshim qëllimin legjitim të spastrimit të klasës politike shqiptare, komisioni thekson se amendamentet nuk plotësojnë vakuumin ligjor. Kushtetuta shqiptare është amenduar në disa pjesë për të krijuar terren më të mirë për luftën ndaj korrupsionit, jo vetëm në fushën e gjyqësorit, por dhe në lidhje me qytetarët e politikanët (Nenet 6/1, 45(3) dhe Neni 179/a i Kushtetutës). Ligji i dekriminalizimit u miratua me qëllim rritjen e besimit të publikut te institucionet, si një vazhdim i Nenit 6/1, duke ngritur lart kriterin e integritetit për të zgjedhurit publikë. Po ashtu janë miratuar një seri ligjesh të tjera për zyrtarët e emëruar ose të zgjedhur. Ndërsa si pjesë e reformës në drejtësi janë krijuar institucione të reja (ende jo funksionale) Prokuroria Speciale për krimin dhe korrupsionin dhe Byroja e Hetimit”, thekson raporti.

Bien alibitë e opozitës

Gjatë një takimi në Elbasan, Lulzim Basha befas propozoi se duhet të ketë veting në politikë. Por për 2-3 ditë, PD doli me një propozim shumë të vakët. Ata kërkuan që vetingu të përqendrohet te kontaktet me krimin. Po ashtu mbetën jashtë pasuria dhe familjarët. I gjithë ky propozim u pa si strategji e tyre për të shmangur reformën në drejtësi. SPAK dhe Byroja e Hetimit do kalojnë në skaner të gjithë pushtetarët dhe kush ka bërë afera do mbajë dhe përgjegjësi penale. Por edhe pse mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk e pranon një draft të tillë, PD e LSI janë sot jashtë Parlamentit me argumentin se duhet veting në politikë. Tani alibitë e tyre ranë poshtë dhe mbetet të shihet se çfarë do bëhet. Drafti në fjalë pritet që javën që vjen të miratohet në mbledhjen e komisionit dhe pastaj mazhoranca do të vendosë nëse do e pranojë apo jo këtë propozim. Por dje janë dhënë sinjale të qarta se brenda këtij sesioni parlamentar kjo nismë do të rrëzohet.

Kliti Topalli 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:36

Monika Kryemadhi u shpreh se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.

Postuar: 10/12/2018 - 22:32

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama, brenda një

Postuar: 10/12/2018 - 22:10

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,