Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioni i Vetingut shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Shkodrës, Alma Muça drejt rikonfirmimit në detyrë

Postuar: 11/01/2019 - 07:53

Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Shkodrës Arben Zefi. Ky i fundit doli para KPK ditën e martë dhe komisionerët nxorën shumë probleme. Kryesuesja e trupës gjykuese, Firdes Shuli deklaroi të enjten gjatë shpalljes së vendimit, se gjyqtari Arben Zefi kishte paraqitur dorëheqjen nga detyra po këtë ditë, në orën 10:08. Por, kryesuesja Shuli sqaroi se trupa gjykuese e kishte marrë vendimin ditën e mërkurë në mbrëmje. Ajo u shpreh se lidhur me këtë kërkesë dorëheqje Komisioni konstatoi se duhet të paraqitet përpara këshillit përkatës. Sipas legjislacionit përkatës kjo dorëheqje jep efektet ligjore në fund të muajit pasardhës nga dita kur këshilli merr deklarim me shkrim të dorëheqjes. KPK konstatoi se gjyqtari Zefi nuk kishte burime të ligjshme për blerjen e një apartamenti 132.8 m2 në Shkodër për rreth 4.3 milionë lekë në vitin 2005.

Problematik është konstatuar edhe deklarimi për blerjen e një autoveture tip BMW në vitin 2007, ku nuk është përshkruar vlera e makinës dhe burimi i parave. Sipas KPK, ai ka përdorur dokumente të pasakta për këtë makinë dhe e ka shitur atë pa e pasur pronësinë. KPK konstatoi gjithashtu se Zefi nuk kishte pasur të ardhura të mjaftueshme edhe për blerjen e një autoveture tip “Benz” në Durrës në vitin 2010. Përveç mungesës së burimeve të ligjshme për pasuritë e mësipërme, Komisioni ka vlerësuar se subjekti kishte përfituar padrejtësisht 800 mijë lekë nga Enti i Banesave si i pastrehë. Ndërkohë, ka rezultuar se Zefi nuk kishte deklaruar dhënien e 50 mijë eurove një kompanie për përfitim të pasurive të paluajtshme dhe nuk ka dorëzuar dokumente për këtë marrëveshje. Ndërkohë, dje ka dalë para KPK prokurorja e prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça, e cila ka rezultuar pa probleme. Relatorja Valbona Sanxhaktari tha se sipas ILDKPI deklarimi i pasurisë është i saktë, justifikon pasurinë dhe nuk ka kryer deklarim të rreme apo fshehje të pasurisë. Ndërkohë nga hetimi i pavarur i KPK-së konstatohet se prokurorja ka në depozitë 5 mln lekë të reja, një automjet KIA me vlerë 17 500 euro, dy apartamente përkatësisht 96 dhe 32 metra katrorë të trashëguara. Sa i takon figurës, DSIK konstaton se është e përshtatshme për të vazhduar detyrën. Por ajo që ka krijuar dyshim nga trupa gjykuese dhe ONM ka qenë një denoncim që akuzonte prokurorin Artur Selmani dhe Alma Muça për manipulim të çështjes së njohur si Masakra e Çoles në Gjykatën e Lartë, duke lehtësuar akuzat për të pandehurit. Ajo u pyet për bashkëpunimin me Artur Selmanin. Prokurorja u përgjigj se nuk kishte pasur dijeni për mënyrën si ishte përgatitur dosja. Po ashtu ndaj saj pa pasur një urdhër pezullimi për të, por prokurorja e mohoi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 00:05

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj  është përplasur sërish me gazetaren Klodiana Lala në emisionin Opinion.Gazetarja i kërkoi llogari ministrit për një listë me oficerë të policisë të inkriminuar, ndërsa zoti Ll

Postuar: 11/11/2019 - 23:37

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se prej kohësh po punohet për ndryshimin e legji

Postuar: 11/11/2019 - 23:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e

Postuar: 11/11/2019 - 22:59

Kryeministri Edi Rama tha se pas marrëveshjes së “Shengenit Ballkanik” në Shqipëri do

Postuar: 11/11/2019 - 22:52

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve është përfshirë nga një debat i ashpër mes palëve politike, p

Postuar: 11/11/2019 - 22:34

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se  senëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fion

Postuar: 11/11/2019 - 22:21

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbuluar arsyen pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-