
Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

“Komiteti i Ekspertëve po fsheh të vërtetën”, Tritan Shehu nxjerr prapaskenat e situatës së COVID-19 në vendin tonë: Po shkojmë drejt...

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur sot shqetësimin se situata e pandemisë në vend po shkon drejt katastrofës.
Ai theksoi në një intervistë për Euronews se masa e parë që duhet të marrë qeveria është shumëfishimi i numrit të testimeve në popullatë.
“Ky komitet më duket sikur është në Mars jo në tokë. Situata në Shqipëri nuk është se ka një përkeqësim të lehtë, situata po shkon drejt katastrofës. Situata në Shqipëri është jashtë kontrollit. Së dyti masat që duhen marrë nuk janë masat mbyllëse. Masat që duhen marrë janë ato masa që ne kemi shprehur prej kohësh, për të ngadalësuar këtë përkeqësim galopand të gjendjes dhe për të evituar tani më të keqën që mund të ndodhë.
Masa e parë është shumëfishimi i numrit të testimeve. Testimet në Shqipëri kanë një pozitivet të frikshëm”, tha Shehu.
“Të sëmurë rrinë me orë të tera nëpër autoambulanca për t’u futur në spitale. Të sëmurët janë ata që po vuajnë këtë in-kapacitet , këtë mungesë menaxhimi”, tha ai më tej.
Sipas Shehut qeveria fsheh të vërtetën sa i përket situatës së COVID-19.
“Më vjen keq që ata kërkojnë që të fshehin të vërtetën. Komiteti i Ekspertëve është vendosur në plan për të fshehur mungesën e kapaciteteve. Qeveria është fshehur pas Komitetit të Ekspertëve, vendimet i merr qeveria”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë.
Më të lexuarat


Do të vaksinohet? Meta i jep mesazhin e fortë Ramës: Më shqetëson shumë fakti që...

Zgjedhjet në Kosovë / Lëvizja Vetëvendosje publikon listën prej 110 kandidatësh

“Do të ndodhë përmbysja e madhe", Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Do të jetë përsëri Kryetar Shteti? Ilir Meta e thotë për herë të parë: Ja ku e shoh veten pas 2022-it

Koalicion i madh PD-PS? Përgjigjet Ilir Meta dhe paralajmëron ‘fundin tragjik’ për Ramën

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

I japin Ramës një dhuratë! Nxënësit përballen me të papriturën: Do ta vendos tek Kryeministria (VIDEO)

“Ata që janë shpallur non grata nga SHBA nuk duhet të kandidojnë”, Manjani i jep përgjigjen e fortë Yuri Kim: Kështu nuk kemi gjë në terezi, pasi...

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore

“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...
