
Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Mars 2021

Kompania e politikanit kosovar Behgjet Pacolli, “Mabetex International”, është shpallur fituese në garën e hapur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Me anën e një postimi në facebook Pacolli shprehet se është nder dhe privilegj për kompaninë që ai drejton që të ngrejë më në fund flamurin e saj në tokën shqiptare me një projekt kaq të rëndësishëm.
Pacolli thekson gjithashtu vlera e investimit në fazen e parë kap shifrën e investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona € .
Postimi i plotë:
Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.
Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.
Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe.
Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona €.
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.
Më të lexuarat


Çështja e të dhënave nga e-Albania, Elisa Spiropali shpjegon çfarë është patronazhimi dhe ka një thirrje për prokurorinë

Bushati paralajmëron goditjen e fortë që do të marrë së shpejti çifti Meta-Kryemadhi

VIDEO/ Festë në familjen e Saimir Tahirit, ish-ministri i Ramës ndan pamjet emocionuese me ndjekësit e tij

Do jemi pjesë e Bashkimit Europian brenda mandatit të parë? Përgjigjet prerë Lulzim Basha

SHBA jep mesazhin e fortë pak para zgjedhjeve: Kemi investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, ju mbështesim fuqimisht në ...

"Lekë, lekë, lekë, lekë. Iu premton të gjithëve lekë", Rama sulmon Bashën, kujton kohën kur ishte kryebashkiak: E ktheu Tiranën te plehrat, sot...

Valentina Leskaj del me deklaratën e fortë pak para 25 Prillit: Vendit po i bëhet një dëm i madh nga ...

‘Pushteti s’ka qenë kurrë i imi, as i krushqve!’, Rama: Mandati i tretë i PS do ti japë Shqipërisë ...

Të dhënat e mbi 900 mijë votuesve nga portali e-Albania, Elisa Spiropali tregon çfarë është patronazhi dhe ka një thirrje për prokurorinë

Basha del me apelin e fortë për qytetarët: Janë dy-tre dokumente që qëndrojnë mbi tavolinë, sot kam vetëm një mesazh për ju!
