Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompania franceze “Eurocopter” kërkon bllokimin e fluturimeve deri në zbardhjen e ngjarjes

 Kompania franceze “Eurocopter” kërkon bllokimin e fluturimeve deri në zbardhjen e ngjarjes

Postuar: 13/04/2016 - 14:26

Kompania franceze “Eurocopter” u kërkon autoriteteve shqiptare ta mbajnë të bllokuar dhe të mos e përdorin helikopterin tjetër derisa të zbardhen shkaqet e tragjedisë në Shkodër. Për këtë kërkesë janë vënë në dijeni Ministria e Mbrojtjes dhe Prokuroria, e cila po zhvillon hetime sipas nenit 83 dhe 46 të Kodit Ushtarak, për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizjeve pa të drejtë të trupave ushtarake. Helikopteri EC 145, i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës së bashku me një tjetër të njëjtë të sjellë në Shqipëri në tetor 2015, duhet të përdoreshin nga forcat ushtarake ajrore për situatat emergjente, ndërkohë që sipas dokumentacionit të sekuestruar në komandën ajrore të Farkës, rezulton se helikopteri i rrëzuar përdorej prej 6 muajsh.
 
Ndërkohë, oficerët e policisë gjyqësore ushtarake i kanë përcjellë gjatë ditës Prokurorisë së Shkodrës të gjithë dokumentacionin e sekuestruar në Farkë dhe në qendrën e kontrollit. Prokuroria thotë se vetëm pasi të verifikohet itinerari i raportuar në dokumente do të vendoset se kush do të jenë ushtarakët që do të thirren për t’u pyetur. Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes deklaroi përmes shefit të Shtabit se helikopteri me tre persona ekuipazh, ndodhej në fluturim për shkaqe stërvitore. Helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare u rrëzua një javë më parë në ujërat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve ndërsa një ushtar ka mbetur i plagosur. Në bordin e helikopterit EC 145 kanë qenë dy pilotë, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha të cilët humbën jetën ndërsa u plagos ushtari profesionist Gerald Baramuca.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë