Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kompania që ndërtoi urën, kontratë për spitalin 7-katësh në QSUT, të hetohet në mënyrë urgjente”

Postuar: 15/08/2018 - 12:35

Kompania që ndërtoi urën Morandi në Genova, shembja e së cilës la pas 37 viktima, mes të cilëve 2 të rinj shqiptarë, ka firmosur me qeverinë shqiptare kontratë për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT. Kështu denoncon sot partia Zgjidhja, e cila kërkon urgjent hetim të kontratës së spitalit tonë me kompaninë italiane.

“Por kjo kompani, i ka shtrirë aktivitetet edhe në Shqipëri, përmes kompanisë-bijë “INSO” e cila firmosi në majin e kaluar me qeverinë shqiptare kontratën për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT ‘Nënë Tereza”, me vlerë 14.4 milionë euro”- thuhet ne reagim, ku shtohet se “ZGJIDHJA kërkon rishikimin e kësaj kontrate, duke patur parasysh jo vetëm pasojat tragjike të investimeve të kompanisë-mëmë, arrestimin dhe akuzat ndaj drejtuesve të saj, por edhe faktin se në Shqipëri tenderat u dhurohen vetëm kompanive që paguajnë rryshfete të majme për anëtarët e qeverisë”.

Reagimi i partisë ZGJIDHJA pas ngjarjes tragjike në Itali

Të hetohet kontrata e spitalit me kompaninë italiane

Nga shembja e një ure në Xhenova të Italisë, deri më tani numërohen 35 viktima, 13 të plagosur dhe 10 të zhdukur, mes të cilëve është konfirmuar edhe një 22-vjeçar shqiptar që humbi jetën ndërsa shkonte në punë. ZGJIDHJA u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie dhe bashkohet me dhimbjen e tyre. Kjo ngjarje e rëndë ngre alarmin edhe për punët që firma ndërtuese po bën në Shqipëri.
Kompania “Condotte SPA”, ndërtuese e urës “Morandi” në Xhenova të Italisë, prej muajsh është përfshirë në një skandal korruptiv në Itali dhe presidenti i saj Duçio Astaldi me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela, në jug të Italisë dhe 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive sepse fituesi ishte përcaktuar më herët.
Por kjo kompani, i ka shtrirë aktivitetet edhe në Shqipëri, përmes kompanisë-bijë “INSO” e cila firmosi në majin e kaluar me qeverinë shqiptare kontratën për ndërtimin e spitalit të ri 7-katësh në QSUT ‘Nënë Tereza”, me vlerë 14.4 milionë euro. ZGJIDHJA kërkon rishikimin e kësaj kontrate, duke patur parasysh jo vetëm pasojat tragjike të investimeve të kompanisë-mëmë, arrestimin dhe akuzat ndaj drejtuesve të saj, por edhe faktin se në Shqipëri tenderat u dhurohen vetëm kompanive që paguajnë rryshfete të majme për anëtarët e qeverisë.
ZGJIDHJA fton organet ligjzbatuese që të ndërhyjnë sa nuk është vonë, që ajo që ndodhi në Xhenova të mos përsëritet në Tiranë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:35

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë.

Postuar: 15/09/2019 - 23:30

Avokati Altin Goxhaj ka folur për një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të ga

Postuar: 15/09/2019 - 22:30

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të

Postuar: 15/09/2019 - 21:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat më 18 teto

Postuar: 15/09/2019 - 20:25

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është dr

Postuar: 15/09/2019 - 20:10

Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur sërish akuza ndaj

Postuar: 15/09/2019 - 18:26

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës.