BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

Kompletohet Kushtetuesja, presidenti Begaj dekreton Gent Ibrahimi si anëtar të nëntë të gjykatës, ja kë zëvendëson dhe sa pikë morën 2 rivalet e tij

Kompletohet Kushtetuesja, presidenti Begaj dekreton Gent Ibrahimi si anëtar

Gent Ibrahimi është zgjedhur dje gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit është emëruar anëtari i 9 i gjykatës. Ish-kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është dekretuar nga Bajram Begaj si gjyqtar, duke zënë në këtë mënyrë vendin e Përparim Kalos, të cilit i ka mbaruar mandati. Pak ditë më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi presidenti Begaj 3 emra: Gent Ibrahimi, Arta Vorpsi dhe Arta Marku. Ibrahimi është vlerësuar me 88.38 pikë, Vorpsi me 88.22 pikë dhe Marku me 82.66 pikë. Por ajo që bie në sy është se që të tre emrat janë mbështetur nga mazhoranca. Në njoftimin e presidencës thuhet se pasi mori pikët më të larta se kandidatët e tjerë, Ibrahimi emërohet gjyqtar i gjykatës.“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022. Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë: 1. Z. Genti Ibrahimi 88.38 pikë. 2. Znj. Arta Vorpsi 88.22 pikë. 3. Znj. Arta Marku 82.66 pikë Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që: Z. Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Kush është Gent Ibrahimi?

Gent Ibrahimi është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992. Ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), Budapest, në periudhën 1994 - 1995. E ka filluar karrierën e tij si profesor i të Drejtës Administrative në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Përveç drejtimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi ka drejtuar për pothuajse 19 vjet Institutin për Studime Publike & Ligjore, një organizatë e shoqërisë civile me orientim kërkimor/shkencor në fushën e qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë. Gjatë gjithë këtyre viteve ai është angazhuar sistematikisht në mësimdhënie dhe trajnime në Shkollën e Magjistraturës. Në vitet 2014 – 2016, Ibrahimi shërbeu si ekspert i nivelit të lartë në grupin e ngushtë të ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc për Reformën në sistemin e Drejtësisë. Ka punuar si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 - 1995), Këshilltar Ligjor/Shef Kabineti i Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (1997 - 1999), Këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale (2002 - 2003), Këshilltar Ligjor në UNMIK (2003, 2004, 2006), Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Studimeve Publike dhe Ligjore (1999-2009) dhe Këshilltar në Projektin kundër Korrupsionit, PACA (2009 - 2012).