BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Politike

Kompromis për Zgjedhoren? Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e Gjiknurit: Ky është propozimi ynë

Kompromis për Zgjedhoren? Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka mohuar çdo kompromis mes mazhorancës dhe opozitës, ndryshe nga çfarë kishte deklaruar përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri.

Ai është shprehur se në momentin që do të arrihet kompromisi gjithçka do të bëhet publike, por deri më tani opozita ka bërë propozime konkrete për çështje madhore, por pa gjetur një akord mes palëve.

Bylykbashi ka folur edhe për propozimin e opozitës së bashkuar në lidhje me komisionerët e zgjedhjeve, që sipas opozitës duhet të ndahen nga 3 komisionerë për çdo palë, ndërsa një tjetër të jetë i pavarur nga KQZ, dhe do të jetë pikërisht i zgjedhuri i KQz që do të mbajë edhe përgjegjësinë para drejtësisë nëse nuk zbatohet ligji.

“Kërkuam që takimi i radhës të ishte në datën 25. Është dakordësuar që Reforma të mbarojë në 21 maj, por mbledhjet do të bëhen edhe në datë 26. Opozita e bashkuar kanë bërë propozime konkrete për çështje madhore që përputhen me rekomandimet primare të ODIHR. Deri në 9 mars kemi propozuar një numër paketash dhe nuk kemi përgjigje. Nuk ka konsensus deri tani, nuk ka kompromis", ka thënë ai në emisionin "Kjo Javë" me gazetaren Nisida Tufa.

"Kompromisi kur arrihet deklarohet. Nuk ka kompromis, ka diskutime. Asnjë nga çështjet kardinale për mbrojtjen e votës, sekreti i votës, numërimi dhe gjykimi i zgjedhjeve, nuk ka ende kompromis. Ditën kur do të ketë kompromis askush nuk e fsheh.

Partitë e opozitës së bashkuar nuk heqin dorë nga komisionerët e tyre. Jo komisionerë gjoja apolitikë. Do të ketë edhe një komisioner nga KQZ që do të jetë i paanshëm. Përgjegjësinë para drejtësisë e ka ky person që duhet të zbatojë ligjin. Sot ka 7 komisionerë, ku 4 janë nga pozita dhe 3 nga opozita. Ne propozojmë 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, dhe 1 nga KQZ, i cili bën menaxhimin e procesit”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Më të lexuarat