
SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek “Ligjet”, opozita prezanton projektligjin për kompanitë “offshore” dhe kërkon të ndalohen pasi mbi 1 miliardë euro shkojnë te qeveria

Shkruar nga da 29 Mars 2023

Deputeti demokrat Agron Shehaj prezantoi dje në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut projektligjin “Për identifikimin e pronarëve përfitues të partnerëve në sektorin publik”, i ashtuquajtur ndryshe si projektligji kundër përfshirjes së kompanive “offshore” në tenderë publike dhe koncesione. Shehaj e arsyetoi miratimin e këtij drafti për shkakun e rritjes së korrupsionit të lartë shtetëror dhe dëmeve të mëdha ekonomike që i shkaktohen buxhetit të shtetit nga kontratat me kompanitë “guackë”. Përveç kësaj, deputeti i Tiranës shtoi se politikanët socialistë përfitojnë nga këto kontrata koncesionare, pasi janë ata pronarët e vërtetë të këtyre kompanive “offshore”. Propozimi kyç i tij në këtë projektligj është përjashtimi i subjekteve garuese në tenderë në rast se nuk bëjnë publikë emrat e pronarëve.
Shehaj: Politikanët kanë përfituar 1 mld euro nga tenderët me ‘offshore’
Gjatë fjalës në Komisionin e Ligjeve, Shehaj deklaroi se koncesionet e fituara nga kompani “offshore” kanë prodhuar një korrupsion të madh. Pas këtyre kompanive, Shehaj akuzon se fshihen politikanë që kanë përfituar deri më tani 1 miliardë euro. “Korrupsionet në Shqipëri është problemi madhor në Shqipëri. Politikanët mos të përfitojnë pasi janë mbi 1 miliard euro që shkojnë për individë që nuk dihet kush janë”, deklaroi deputeti demokrat. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka vendosi që në seancën e ardhshme të bashkohen për diskutim projektligji i Shehajt dhe ai i deputetes demokrate Jorida Tabaku për goditjen e koncesioneve korruptive. Anëtarët socialistë të komisionit arsyetuan se ky bashkim projektligjesh bëhet pasi janë të ngjashme, megjithatë kjo gjë u kundërshtua nga vetë deputeti Shehaj dhe kolegu i tij demokrat Oerd Bylykbashi, pasi nuk ka bazë ngjashmërie mes këtyre dy drafteve ligjore.
Shehaj: Pas çdo kompanie ‘offshore’ fshihen politikanë, ministra ose familjarë të tyre
Më pas, deputeti Agron Shehaj u shfaq në “News 24”. Ai arsyetoi se e ka propozuar këtë projektligj i nxitur nga korrupsioni madhor në Shqipëri dhe presioni i Perëndimit ndaj shtetit shqiptar për të luftuar këtë problem dhe për faktin se qytetarët shqiptarët kanë një bindje të pakundërshtueshme se klasa e tyre politike është e korruptuar financiarisht. “Ligji synon të ndalojë pjesëmarrjen e kompanive ‘offshore’ në tenderë publike, pasi janë kompani ku aksionerë janë anonimë. Pra, nëse nuk bëhen publikë emrat e përfituesve të mos vazhdojnë më. Aksionerët e kompanive ‘offshore’ zgjedhin të jenë të fshehur, sepse nuk duan të merret vesh se po marrin para nga buxheti i shtetit. Pas çdo kompanie ‘offshore’, ka një qeveritar, ministër, kryeministër, familjar apo një ortak i tyre, sepse nuk ka arsye tjetër që dikush të mbajë sekret emrin. BE, SHBA na kërkojnë të luftojmë korrupsioni dhe kjo luftohet me ligj, sidomos nëpërmjet transparencës. Në situatën ku ndodhemi ka një bindje tek qytetarët që mendojnë se politikanët janë të korruptuar”, deklaroi Shehaj në “News 24”.
Çfarë parashikon projektligji i Agron Shehajt?
1) Dispozita të përgjithshme; 2) Ka për qëllim rritjen e transparencës; 3) Përcakton fushën e zbatimit të këtij projektligji; 4) Përkufizimet e disa termave që janë të rinj dhe ato që janë riformuluar; 5) Sanksionon parimin themelor të këtij ligji, parimi i transparencës; 6) Përditësimin e mënyrë të vazhdueshme të sektorit publik; 7) Përcaktohen kompetencat e autoriteteve përgjegjëse, apo të kontrollit; 8) Në këtë dispozitë është parashikuar sanksionet administrative e rastet kur evidentohen shkeljet me qëllim shkurajimin e subjekteve për të mos zbatuar ligjin; 9) Në rast se subjektet nuk deklarojnë pronarët, të skualifikohen nga procesi administrativ; 10) Kontratat publike të zgjatura në kohë, ligji jep një afat për deklarimin e pronarëve, nëse nuk e bëjnë brenda kohës së caktuar do të skualifikohen.
Më të lexuarat


Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

SPAK e mbylli pas hekurave, ja ku e kaloi natën e parë të burgut Vangjush Dako

“Ishte thikë pas shpine për PD”, Roland Bejko del i revoltuar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

“Me një gurë vrau tre zogj”, sipas Kreshnik Spahiut ja prapaskenat e forta që qëndrojnë pas arrestimeve të mazhorancës

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Tensionet në kryesinë e PD-së/ Momenti kur mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin dhe shajnë Gazment Bardhin dhe deputetët e tjerë (Video)

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse ambasadorja Yuri Kim nuk reagoi për arrestimin e Vangjush Dakos
