Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Koncesionet janë një kancer qe po e ha Shqipërinë”/ Vasili: Rama u paralajmërua nga DASH, FMN, BB, por ai…”

Postuar: 18/08/2018 - 12:45

Teksa e cilëson si një reflektim përballë emergjencës, faktin që qeveria e Italisë i anuloi koncesionet, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan sot se Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë hajdutërinë.
 
Me një shënim të gjatë në FB, Vasili shkruan se Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj janë paralajmëruar rreptë nga Departamenti Amerikan i Shtetit,nga FMN,nga Banka Botërore,nga Ambasada Amerikane në Tiranë,nga BE, nga Standart & Poor’s praktikisht nga të gjithë partnerët strategjike politike dhe ekonomike të Shqipërisë”.
 
Ai akuzon Ramën, se nuk po ndalet duke filluar nga projekti famëkeq 1 miliard dollarë dhe deri te koncesionimi banal i çdo aktiviteti.
 
Petrit Vasili 
 
Qeveria italiane anulloi koncesionet, qeveria e Tiranes vazhdon hajduterine.
 
Per nje kryeminister dhe qeveri,qe kane objektiv te vetem grabitjen dhe rrembimin e parase dhe prones publike,koncesionet jane dhe mbeten instrumenti i adhuruar qe jua mundeson kete.
E gjithe Europa eshte sot ne nje reflektim te forte kritik per ate ç’ka bere ajo vete me koncesionet.
Greqia,Franca,Spanja,
Irlanda dhe se fundi ne menyre dramatike Italia kane provuar se koncesionet kane rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero,nje pastrim parash sheshit,me ngarkesa financiare shume te medha shtese ne ngarkim te shtetit dhe me nje korrupsion te jashtezakonshem.
Qeveria e Shqiperise dhe Kryeministri i saj jane paralajmeruar rrepte nga Departamenti Amerikan i Shtetit,nga FMN,nga Banka Boterore,nga Ambasada Amerikane ne Tirane,nga BE,nga Standart & Poor’s praktikisht nga te gjithe partneret strategjike politike dhe ekonomike te Shqiperise.
Kryeministri nuk po ndalet duke filluar nga projekti famekeq 1 miliard dollare dhe deri te koncesionimi banal i cdo aktiviteti.
Kur shtete europiane me kapacitete shume te medha planifikimi dhe vleresimi ekonomik kane deshtuar frikshem mendo me tej per qeverisjen hajdute, amatore dhe korruptive ne Shqiperi se cfare baderdie ekonomike mund te prodhoje.
Shteti i ketij kryeministri nuk i ka më kycet e qeverisjes ne dore por ka thjesht kycet e sepeteve te parave te vjedhura personale dhe paturpesine tu lere pas nje mal me borxhe shqiptareve.
Rrenimi ekonomik dhjetravjecar eshte i qarte dhe ne driten e diellit.Eshte nje fatkeqesi e tmerrshme per te sotmen dhe te nesermen e brezave te tere.
Koncesionet jane nje kancer qe po e ha dhe do ta haje Shqiperine dhe shqiptaret per dhjetra e dhjetra vjet.
Edhe atyre qe nuk kane lindur akoma ju eshte vendosur ne qafe laku i nje borxhi te poshter,te piset dhe te padrejte.
Ngjarjet e fundit ne Itali dhe vendimi i jashtezakonshem dhe pozitiv i qeverise italiane per ti anulluar koncesionet jane shembull i madh.
Kryeministri dhe qeveria duhet te ndalen se shkaterruari kete vend me koncesionet hajdute dhe kriminale.
Italia e dha shembullin e madh te kurajos patriotike per ta mbrojtur Italine nga kjo e keqe.
Po keta te Tiranes ç’do bejne apo rendesi per ta ka qe kusaria te vazhdoje…
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 20:32

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga protesta e Unazës së Re ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të ketë burg për ata që pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

Postuar: 20/04/2019 - 20:20

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” tha se beson se 5 ose 6 kandi

Postuar: 20/04/2019 - 20:02

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin 'Kjo javë' në News 24 ka komentuar edhe marr

Postuar: 20/04/2019 - 19:54

Me kthimin mbrëmjen e djeshme të 110 kosovarëve nga Siria, 4 prej të cilëve ish-luftëtarë të ISIS

Postuar: 20/04/2019 - 19:27

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” u shpreh edhe për krijimin e

Postuar: 20/04/2019 - 19:15

Deputeti Myslim Murrizi ishte i ftuar sot në emisionin 'Kjo javë' në News 24.