Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konferenca e Përbashkët, Rama: Me SHBA na bashkon gjithçka, s’na ndan asgjë, me ju në krah do ia dalim

 Konferenca e Përbashkët, Rama: Me SHBA na bashkon gjithçka, s’na ndan asgjë, me ju në krah do ia dalim

Postuar: 14/02/2016 - 11:44

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Fjalën i pari e ka marrë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili fillimisht ka shprehur mirënjohjen e tij SHBA-së për mbështetjen dhe këshillat. 
 
“Kjo vizitë nis më së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi, reformë kyçe. U jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah për krah me europianët dhe ekspertët tanë në aspektin teknik të reformës. Objektivi është se marsi të jetë muaji për votimin në kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë  e nevojshme. Shumë faleminderit zotit Sekretarit të Shtetit dhe presidentit Obama për angazhimin dhe kontributin aktiv për paqen e stabilitetin në këtë kënd të Europës por dhe për mbështetjen dashamirëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, është shprehur Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry-in.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:59

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, nd

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G