BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Politike

Kongresi i PS të shtunën arrin kulmin, zbulohet çfarë do të ndodhë në 3 ditët e ardhshme

Kongresi i PS të shtunën arrin kulmin, zbulohet çfarë do

Nis të premten Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Punimet e ndara në tre sesione, nisin të premten ku do të diskutohet për gratë nga ora 17:00-19:00. I pranishëm do të jetë dhe kryeministri  Edi Rama.

Kulmi dhe dita më inteNsive e Kongresit është parashikuar e shtuna. Faza e parë nis nga ora 10:00-12:00, ku fillimisht do ta marrin fjalën Ministrat pastaj Kryeministri Rama. Faza e dytë nis nga ora  12:00-15:00 me dyer të mbyllura.

Pjesa kryesore e diskutimeve do të përqëndrohet tek Anti-KÇK! Faza e tretë nis në orën 15:00, ku do të votohet për të zgjedhur 134 emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS.

Ndërkohë Kongresin do ta mbyllin të rinjtë. Të dielën është parashikuar një diskutim për ta nga ora 10:00-11:00.