BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Politike

Koni zhyt Rektoratin në shkelje, pas skandalit me diplomat, tenton të bllokojë edhe zgjedhjet, Kule tjetër apel për reflektim

Koni zhyt Rektoratin në shkelje, pas skandalit me diplomat, tenton të

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka thelluar më tej konfliktet. Pas përplasjeve për diplomat, të cilat Koni i bllokoi duke mos i firmosur si pasojë e mosmarrëveshjeve personale, tani Koni po tenton të bllokojë zgjedhjet në universitet. Para se të shtyhej data e zgjedhjeve ishte Koni ai që tentonte bllokimin e zgjedhjeve në universitete. Tani pas shtyrjes së datës së zgjedhjeve, Koni po tenton sërish bllokadën e zgjedhjeve. Pak muaj më parë Koni deklaroi se nuk e njeh komisionin e zgjedhjeve, por MASR e rrëzoi, madje dhe prokuroria. Edhe tani ai ka dalë sërish me të njëjtin argument. “Në mënyrë që çdo media, të përmbushë misionin e saj, për të dhënë vetëm lajme të vërteta, me qëllim informimin e mbarë opinionit publik, ju informojmë se personi në fjalë, nuk është personel i Universitetit të Tiranës dhe për më tepër, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i UT, që do të administrojë gjithë procesin zgjedhor 2020, për zgjedhjet që do të zhvillohen për autoritete drejtuese dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, akoma nuk është krijuar. Pas daljes të Urdhrit nr.6 datë 30. 06.2020 të Rektorit të UT, “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga MASR, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatit Akademik, të UT”, strukturat dhe organet përkatëse, po procedojnë për krijimin dhe miratimin e KIZ të UT, sipas përcaktimeve të nenit 6, pika 1 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT”, thuhet në deklaratën e Mynyr Konit.

Reagon Dhori Kule

Sakaq dekani i Fakulteti të Ekonomisë ka reaguar ditën e djeshme sa i takon çështjes së diplomave. Mëngjesin e djeshëm një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik në Tiranë iu drejtuan dekanit Dhori Kule për diplomat. Sikurse është bërë e ditur, studentët kanë mbetur pa marrë diplomat pasi rektori Mynyr Koni nuk i ka firmosur. Si rrjedhojë e revoltës së studentëve, Dhori Kule, i priti studentët në dekanat, ku u premtoi se do t’i marrin diplomat pasi emrat janë dërguar. Në një reagim për mediat, dekani Dhori Kule u shpreh se nuk duhet të bëjnë asnjëherë kompromis me shkeljen e ligjit se më pas bëhen robër të shkeljeve. “Të drejtën që u është cenuar me të drejtë. Kartonët e diplomave patjetër që do t’i merrni, por në jetë meqë do jeni menaxherë burimesh, asnjëherë mos bëni kompromis për shkeljen e ligjit. Ju bën rob të shkeljeve dhe nuk e ndalni dot. Jam përpjekur mes të tjerave për ta dhënë dhe këtë mesazh. Jemi në fazën që presim maturantët. Asnjëherë mos bëni kompromis me të keqen, kështu që faleminderit ju që jeni konsekuentë. Ju që keni mbaruar dhe ata që janë studentë, sërish nëpërmjet këtij mesazhi, do u japim atë të drejtë. Studentët tanë i kërkojnë të gjitha vendet e punës”, u shpreh Dhori Kule. Më tej në një përgjigje ndaj rektorit Mynyr Koni, dekani i FEUT lexoi para mediave mesazhin që i ka dërguar rektorit Mynyr Koni dhe përgatiti një tjetër shkresë duke i dërguar sërish listat, për të cilat thotë se i disponon që me 25 shkurt. “Ju e dini që 90 prej tyre i kam firmosur tek listat. Kjo situatë në mes të firmosjes së disave jo të gjithave është anormale, por jo e pazgjidhshme. Çfarë do bëjmë me listat? Unë kam me vete të gjitha listat për 1034 studentë. Do lexoj shkresën që i kam bërë rektorit Mynyr Koni. Rikërkoj në mënyrë urgjente të nënshkruani diplomat për studentët. Ju vë në dukje se asnjë justifikim nuk ju legjitimon të mos përmbushni detyrimin ligjor ndaj studentëve. Kjo është më tepër alibi për opinionin publik pasi listat i dispononi që me 25 shkurt”, tha Kule.

Më të lexuarat