BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Konstatimet e KPK, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të konfirmuar rezultojnë me aftësi minimale profesionale

Konstatimet e KPK, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të

Kontrolli i pasurisë është një ndër tre kriteret kyçe të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Megjithatë, ky kriter është testuar si më efikasi në praktikën e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke rrëzuar shumicën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga sistemi. Një analizë e vendimeve të arsyetuara të KPK-së tregon megjithatë se vendimet e shkarkimit përmbajnë shkelje në të paktën dy prej pikave të nenit 61 të ligjit “për rivlerësimin kalimtar…”. “Deklarimi i pamjaftueshëm” ka penalizuar të tetë gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vendimet e arsyetuara në faqen e vet zyrtare. Në shumicë, subjektet e vetingut janë ndëshkuar edhe për “cenim të besimit të publikut te drejtësia”, ndërsa një numër më i vogël kanë rezultuar me pasuri sa dyfishi i asaj që mund të argumentonin ligjërisht. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vlerësime edhe për zyrtarët që i mbijetuan procesit. Për 3 nga 12 gjykatësit e prokurorët e konfirmuar, KPK ka dhënë vlerësim minimal të aftësive profesionale, në katër raste vlerësimi ka qenë maksimal, ndërsa në rastet e tjera subjekti është cilësuar “i pranueshëm” apo “i mjaftueshëm”, raporton BIRN. Procesi i vetingut apo i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në vend filloi në muajin mars të këtij viti me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatë për institucionet e reja të drejtësisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas 48 seancash dëgjimore deri në fillim të gushtit janë shkarkuar 21 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë rikonfirmuar në detyrë 27 subjekte. Megjithatë, një pjesë e mirë e vendimeve të shkarkimit janë apeluar nga gjykatësit dhe prokurorët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Po ashtu, edhe disa prej konfirmimeve nga KPK janë apeluar nga Komisioneri Publik edhe me këmbënguljen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përfshi këtu edhe konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Deri tani KPA ka marrë dy vendime në dhomë këshillimi pa i dërguar çështjet në seancë gjyqësore, duke i dhënë formë të prerë shkarkimit të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Apelit Durrës Besim Trezhnjeva

Më të lexuarat