BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Konsumoni sa më shumë produkte 'made in Albania'”, numri dy i PS del me thirrjen e rëndësishme dhe flet për pyetjen që i mundon të gjithë: Sa do të zgjasë pandemia?

“Konsumoni sa më shumë produkte 'made in

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje sot që të konsumojmë sa më shumë prodhime vendase në këtë kohë ‘luftë’ kundër koronavirusit. Mirëpo njëherazi Balla bën thirrje që duhet të respektojmë distancën në tregje dhe dyqane.

Teksa flet për periudhën sesa do të zgjasë kjo pandemi, Balla bën të ditur edhe shqetësimin e fermerëve për tregtimin e mallrave të tyre.

Postimi i plotë:

PRODHIMET BUJQËSORE SHQIPTARE SHËNOJNË RRITJE

KONSUMONI SA MË SHUMË PRODHIME “made in ALBANIA”

POA AMA ËSHTË PAPRANUESHME DHE SHUUUUMË E RREZIKSHME MOSRESPEKTIMI I DISTANCËS NË DYQANE E TREGJE

Bashkë me Gledin dhe Arbenin ishim sot në Jagodinë, një nga zonat bujqësore më të rëndësishme në Elbasan dhe pse jo në gjithë Shqipërinë. Banorët e kësaj zone në këtë periudhë të vitit kanë shitur të gjithë prodhimin e lakrës, kryesisht për eksport, në vendet përreth nesh, por edhe në vendet Balltike. Këtë vit kishin mbjellë tre herë më shumë se vjet, rreth 2.5 milionë fidanë, por fatmirësisht situata e vështirë nuk e ka afektuar shitjen. Sot filloi mbledhja e kungullit, sasia e mbjellë e të cilit është më e madhe sesa vitin e kaluar.

Në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Disa prej bujqëve më pyetën të shqetësuar për garancinë e shitjes së profhimeve të tyre, duke e lidhur me kohëzgjatjen e pandemisë. Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë situata e pandemisë. Por deri më tani jemi në raporte shumë të mirë për sektorin agro-ushqimor në tërësi ndonëse ka çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara.

“Dua t’i falenderoj bujqit dhe blegtorët të cilët vijojnë punën normalisht duke iu përshtatur edhe masave të distancimit social që këshillohen për të shmangur Covid-19. Është shumë e rëndësishme për ta por edhe për konsumatorët që prodhimet e tyre të vijojnë të mbërrijnë në treg, duke ruajtue kështu zinxhirin ekonomik të pridhimeve tona “made in Albania”. Prandaj thirrja ime është të konsumoni prodhime shqiptare”.

Më të lexuarat