
Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Konventa e Demokratëve në SHBA, numri 2 i PS ftohet në Forumin e Liderave Ndërkombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Gusht 2020
Ndërkohë që pandemia e vazhdueshme po sfidon zgjedhjet dhe proceset demokratike globale, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të mbajë forumin e saj të parë virtual për pjesëmarrësit e rinj dhe të kthyer ndërkombëtarë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla është ftuar të marrë pjesë në këtë Forum, i cili do të mbahet me datë 17 deri 20 gusht dhe që përkon me javën e Konventës Kombëtarëve të Demokratëve në SHBA.
Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ftesën për të marë pjesë në këtë forum e ka marë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI). Sipas Ballës, ky forum do t'u ofrojë pjesëmarrësve ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime panelesh mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme si dhe temat me interes global.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
"Faleminderit Ambasadorit Dereck Mutchel, Drejtorit Ekzekutiv të NDI që më ftuat për të marrë pjesë në Forumin Virtual Ndërkombëtar të Liderëve 2020, gjatë javës 17-20 gusht të Konventës Kombëtare Demokratike. Edhe pse virtual, Forumi i Demokratçve në SHBA do të sigurojë për të gjithë ne pjesëmarrësit ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime në panele mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe temat me interes global për zgjedhjet", shkruan Balla.
Më të lexuarat


U betua si president i SHBA, Berisha uron Joe Biden: Ai ka marrë vendime të rëndësishme për lirinë e kombit shqiptar!

“Sytë e botës janë drejt teje!”, ministrja Xhaçka mesazh urimi Joe Biden

Joe Biden u betua si President i SHBA-ve, vjen reagimi i parë nga politika shqiptare

Jozefina Topalli tregon çfarë ka ndodhur në selinë blu dhe zbulon prapaskenat e forta: Ky është një alarm i frikës, detyroi emra të rëndësishëm të largoheshin nga PD

VIDEO/ Betohet Kamala Harris, zyrtarisht gruaja e parë më ngjyrë që merr detyrën si zv. Presidente e SHBA

KQZ nuk i lejon kandidimin për deputet, habit Albin Kurti me reagimin e tij: Nuk jam …

Betimi i Joe Biden si president, ndodh e papritura me fluturimet në Washington

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Jozefina Topalli zbulon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

E ironizoi keq për memet dhe i nxori videon, Basha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës

“Është e dhimbshme”, Niko Peleshi reagon për lajmin e hidhur të vdekjes së ushtarakut shqiptar
